Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka hedhur poshtë kërkesën e katër bankave të Serbisë dhe 410 punëtorëve rreth përputhshmërisë së Ligjit të Trepçës, duke i konsideruar ata si palë të paautorizuar për të ngritur çështje kushtetuese të përgjithshme.
Në Gjykatën Kushtetuese janë parashtruar tri kërkesa të cilat atakojnë Ligjin për Trepçën.
Kërkesën e parë e ka parashtruar ‘Kosovska banka Sh. A.’ me seli në Beograd. Ajo ka kërkuar nga Gjykata ta shpallë Ligjin për Trepçën në papajtueshmëri me Kushtetutën dhe ta refuzojë atë.
Kurse, parashtruesit e kërkesës së dytë janë tri banka tjera në Serbi – Jugobanka SH.A., Beobanka SH.A., Beogradska banka SH.A. Këto tri banka kanë pasur kërkesën e njëjtë sikurse parashtruesja e parë e kërkesës.
Ndërkaq, kërkesa e tretë është parashtruar nga Momçilo Nedeljkoviq në emër të 410 punëtorë të tjerë të minierave Kishnicë dhe Novobërda, raporton Insajderi. Ata kërkojnë nga Gjykata vlerësimin kushtetues të përputhshmërisë së neneve 1, 2, 3, 4, 5, 6, 14, 15, 16 dhe 17 të Ligjit të Trepçës, duke konsideruar se pretendohet që me këto nene është bërë transformimi pronësor në favor të ndërmarrjes së sapoformuar Trepça SH. A.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese i ka refuzuar kërkesat e tyre, duke thënë se nuk janë palë e autorizuar për të ngritur çështje të përgjithshme kushtetuese.
“Prandaj, Gjykata konsideron se parashtruesit e kërkesës nuk janë palë e autorizuar për të ngritur çështje kushtetuese ‘in abstracto’ përkitazi me vlerësimin kushtetues të Ligjit, që të sigurojnë dëmshpërblim në emër të interesit kolektiv. Prandaj, parashtruesit e kërkesës nuk janë palë të autorizuara që të kërkojnë vlerësimin kushtetues të përputhshmërisë së Ligjit të kontestuar për Trepçën”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata thotë se objektivi i çështjes është vlerësimi i përputhshmërisë kushtetuese të Ligjit të kontestuar për Trepçën, i cili pretendohet të jetë në kundërshtim me të drejtat e parashtruesit të kërkesës të garantuara me Kushtetutë – E drejta e Pronës; si dhe Mbrojtja e Pronës bazuar në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Parashtruesit kërkojnë nga Gjykata që të vendosë masën e përkohshme “dhe të ndërpresë zbatimin e (…) Ligjit për Trepçën, nr. 05/L-120 (…) derisa të merret vendimi i kësaj Gjykate për përputhshmërinë e këtij ligji me Kushtetutën e Kosovës.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania