LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja anulon zgjedhjen e Enver Pecit si kryetar të Gjykatës Supreme

Kushtetuesja anulon zgjedhjen e Enver Pecit si kryetar të Gjykatës Supreme

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës që kishte zgjedhur Enver Pecin si kryetar të Gjykatës Supreme.

Në vendimin e saj, Kushtetuesja e ka urdhëruar Këshillin Gjyqësor të mbajë një proces të ri të përzgjedhjes.

Duke pretenduar se në procesin e përzgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës ka pasur parregullsi, të cilat i kanë cenuar të drejtat e saj kushtetuese, gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Kosovës, Valdete Daka iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar vendimin e KGjK-së për përzgjedhjen e Enver Pecit në pozitën e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës.


Daka pretendonte se ka pasur shkelje në procesin e përzgjedhjes për kryetar të Gjykatës Supreme që kanë cenuar të drejtën e saj për pjesëmarrje dhe për t’u zgjedhur.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës në vendimin e saj lidhur me pretendimet e Dakës vlerëson së procesi i votimit në KGjK përbën padrejtësi.

“Gjykata konsideron se procesi i votimit nuk ofron garanci të mjaftueshme procedurale për të mbrojtur barazinë e kandidatëve gjatë tij, dhe si i tillë dëmton perceptimin publik për pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë në të cilën KGjK kërkohet ta sigurojë”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Gjykata Kushtetuese më tej gjen se forma aktuale e rregullimit të procesit të votimit nuk u ofron mundësi të barabarta kandidatëve sepse procesi nuk parasheh mekanizma mbrojtës proceduralë në lidhje me garantimin e trajtimit të barabartë.

Kushtetuesja më tej në vendimin e saj e urdhëron Këshillin Gjyqësor të Kosovës që të nis nga e para procesin e përzgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe të evidentojë të gjitha të gjeturat e përmendura në vendim. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Lajme
Kalo në kategori