Gjatë tetë muajve të fundit, Barcelona dhe Real Madrid kanë punuar të dy për nënshkrimin e dy prej sulmuesve adoleshentë brazilianë më të mirë në treg – Endrick dhe Vitor Roque.

Skuadra nga Madridi goditi e para dhe njoftoi nënshkrimin e 16-vjeçarit Endrick nga Palmeiras në dhjetor.


Përpara korrikut, Barcelona ka konfirmuar nënshkrimin e Vitor Roque nga Athletico Paranaense.

Pyetja është, kush pagoi më shumë për dyshen?

Sipas burimeve të ESPN, Barcelona përfundimisht mund të paguajë më shumë për transferimin e Roque sesa do të paguajë Real Madrid për Endrick.

"Pa dyshim, Roque është transferimi më i madh në historinë e kontinentit. Është 74 milionë euro dhe tejkalon transferimin e Endrick te Real Madrid që ishte me vlerë 72 milionë euro", u citua agjenti i Roque, Andre Cury në ESPN Brazil.

Duhet të theksohet se shifra e cituar është kostoja kumulative e transferimit nëse të gjitha shtesat e lidhura me performancën plotësohen nga lojtarët.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Barcelona do të paguajë vetëm 30 milionë euro për nënshkrimin e Roques, ndërsa Real Madridi pagoi 37.5 milionë euro fillestare për Endrick.

Pavarësisht se kush ka paguar më shumë për të nënshkruar me këta të rinj, vlera reale e transferimit do të dihet kur të shohim se sa mirë performojnë ata në klubet e tyre përkatëse në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app