Rep-artistët Ledri Vula, Adion, MC Kresha dhe Lumbi B kanë bashkuar forcat për një super-projekt që po tërheq vëmendjen e fansave të muzikës shqiptare.

Katërshja sapo ka publikuar këngën “Kush o ktu”, një projekt që dallon nga bashkëpunimet e mëparshme të artistëve.


Kënga ka bërë bashkë reperë që ende mbeten ndër figurat kryesore të estradës sonë.

Ndërveprimi mes tyre është një bashkëpunim unik, ku stilat e ndryshme të reperëve lidhen në mënyrë harmonike, duke krijuar një energji të veçantë.

Me t’u publikuar në YouTube, kënga mori komente të shumta pozitive nga fansat e tyre, me disa që komentuan se ishte pa dyshim hit.