LAJMI I FUNDIT:

Kush nuk e njeh internetin, le ta harrojë fushatën: Hillary Clinton dështon në humor! (Video)

Kush nuk e njeh internetin, le ta harrojë fushatën: Hillary Clinton dështon në humor! (Video)

“BILD ose televizori”. kështu thoshte një kancelar gjerman dikur. Gerhard Schröder e dinte se jo çdo gjë varet nga paraqitjet ceremoniale shtetërore. Ndërkohë, për fushatën zgjedhore në SHBA është shpallur një batutë tjetër: “Është interneti, budalla”. Kush nuk ndjek aty një linjë të qartë, le ta harrojë fushatën zgjedhore! Për këtë, Hillary Clinton, ose ndonjëra nga këshilltaret e saj, ka thënë: Duhet të bëjmë diçka. Flokëshkalafituri na e ka kaluar. Madje edhe në spektaklin “Late Night Host”, të Jimmy Fallonit, lejon t’ia prekin flokët. Tani ndihmon vetëm Zachu! Po kush është ky Zach?

Zach Galifianakis është i njohur si “Alani” në komedinë “Hangover”. Ndërkohë ai e ka kanalin e internetit “Funny or die”, të klikuar disa milionë herë në YouTube, i parë në të gjithë botën, nga një njeri që shtron pyetje të rafinuara. Justin Bieber ka qenë i ftuar aty, Brad Pitt, Bruce Willis, Charlize Theron, e Barack Obama.

Nëse Obama u paraqit shumë mirë, duke e gozhduar me fjalë moderatorin Zach, Hillary Clinton qëndron e ulur duke pranuar që të bëhen shaka në kurriz të saj. Një breshëri pyetjesh për kandidaten demokrate, por për fat të keq, shkruesit e teksteve të saj nuk kishin parashikuar asgjë që të mbante pak erë humori. Ata që e kanë dhënë OK-im për tekstin, duhet t’ia kenë dhënë vrapit në momentin, kur ajo thotë: “I really regret doing this” – vërtet jam e penduar që e bëj këtë.


A mund të quhet kjo fjali, humor?

Pasi kaluan gati dy të tretat e videos, transmetohet një klip publicitar i Donald Trumpit. Më parë Zachu e ka pyetur kandidaten, si femra e parë që mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, se çfarë do të ndodhte nëse ajo mbetet shtatzënë. Clinton i ofron moderatorit disa letra, që ai të informohet për një rast të tillë. Pauzë e shkurtër. Të qeshura? Jo!

Megjithatë, videoja në YouTube rekomandohet për t’u parë, sepse Galifianakis është një mjeshtër i gjetjes së momentit të duhur. Kështu, ai bën një pauzë të mrekullueshme në prezantimin e të ftuarës së tij – Hillary… Clinton. Pauza mes dy fjalëve – dy sekonda, tre do të ishin shumë.

Në fund, Zach heq dorë si një boksier që nuk e di nëse do duhet ta godasë rivalin që në raundin e dytë apo në fund. Galifianakis pret fundin dhe përshëndetjen e largimit e fillon me një gënjeshtër: “E gjitha ishte shumë dëfryese, zonja Clinton… Duhet të mbetemi në kontakt! Cila është mënyra më e mirë për t’iu gjetur, me email?” (Ironia për shkak të aferës së saj)!

Në trend Botë

Më shumë
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Kalo në kategori