Blerim Muharremi-Blero ka qenë një prej personazheve më të përfolura këtë vit. 

Ai është bërë temë e mediave rozë shqiptare me mesazhet dhe fotografitë e publikuara në rrjetet sociale.


Në intervistë për Reload të RTV Dukagjinit, Blero ka shpalosur bashkëpunimet më të reja në rrafshin e muzikës.

Ai ka pohuar se kënga më e re do të jetë me Zaimina Vasjarin ndërsa në të ardhmen mund të bëj një duet me vajzën e tij, Taran, e cila ka filluar të ndjek hapat e të atit.

Blero gjithashtu ka zbuluar se një detaj mjaft interesant duke thënë se nuk ka besuar familja se ka talent për muzikë. /Telegrafi/