LAJMI I FUNDIT:

Kush ndëshkon shkelësit e Rregullores së Kuvendit?

Kush ndëshkon shkelësit e Rregullores së Kuvendit?
Përleshja fizike në Kuvendin e Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Gjatë sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, ligjvënësit kishin krijuar situata të pazakonshme herë pas here. Rrjedhimisht, kështu duke shkelur rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

Në seancat e Kuvendit të Kosovës, gjuha jo parlamentare ka qenë ajo më e shpeshta.


Mirëpo, gjatë kësaj legjislature kishte ndodhur edhe situatë që nuk i bën nder tempullit të demokracisë.

Pak para përfundimit të sesionit pranveror deputetë e ministra u grushtuan mes vete.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se kishte shkelje sa i përket mbarëvajtjes dhe mbikëqyrjes së punës së Kuvendit.

Përleshje fizike në Kuvend mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave
Lexo po ashtu Përleshje fizike në Kuvend mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave

“Kemi pasur shkelje sa i përket mbarëvajtjes së punës së Kuvendit. Ka pasur shkelje edhe sa i përket mbikëqyrjes  së punës. Në anën tjetër kemi pasur përdorimin e fjalëve dhe gjuhës jo parlamentare, e cila ka nxitur edhe dhunë”, ka thënë Jakaj, për RTV Dukagjini.

Sipas tij, përgjegjësinë për ndëshkim në duar e kishte kryeparlamentari, por ai nuk e beri asnjëherë një gjë të tillë.

“Për rastet kur ka gjuhë jo parlamentare. Gjuhë fyese e cenim. Kur ka dhunë. Prej ndërprerjes së fjalës, vërejtjes, vërejtjes me paralajmërim për largim nga seanca dhe largimin nga seanca në rastin kur nuk respektohet urdhëri i kryesuesit të seancës. Këto masa asnjëherë nuk janë marr nga kryetari i  Kuvendit”, ka shtuar Jakaj.

Rregullorja e re e Kuvendit është miratuar në korrik të vitit të kaluar e cila u ndryshua pas një dekade. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori