Retorika e përdorur nga Varshava dhe Budapesti është paturpësi. Qeveria polake flet për “skllavërim” nga BE-ja, sepse përzihet në çështjet politike të Polonisë. Kurse, kryeministri Viktor Orban shkon më thellë dhe e krahason BE-në me Bashkimin Sovjetik, sepse ajo e urdhëron vendin e tij se ç’duhet të bëjë. Të dyja vendet pretendojnë se sa neveri ndjejnë për të kaluarën komuniste, por kur vjen puna tek propaganda ato jetojnë me traditën e vjetër.
Me pretendime të paqëndrueshme, Polonia dhe Hungaria argumentojnë veton e tyre kundër klauzolës së re të shtetit ligjor. Në të ardhmen ajo do të duhet të lidhë dhënien e ndihmave nga buxheti evropian me respektimin e demokracisë në vend. Më në fund, kështu duhej të thuhej, sepse një rregullore e tillë duhej të ekzistonte prej kohësh. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, që gjithmonë është një hap më përpara në paturpësi krahasuar me homologun polak, pretendon njëkohësisht se ai ka të drejtën për pagesa nga Brukseli, pavarësisht se çfarë bën e lë pa bërë në shtëpinë e tij. Edhe në Varshavë i njëjti pretendim.
Brukseli shihet si arkë ku mund të futësh dorën të marrësh para, me të cilat të joshësh zgjedhësit apo të urtësosh kolegët e partisë për pazare të ndryshme. Polonia, si një nga përfitueset me të mëdha të BE-së, ka marrë në periudhën e fundit të buxhetit rreth 11 miliardë euro neto në vit. Kjo vlen edhe për Hungarinë, por në shumë më të vogla. Të dyja vendet bëjnë sikur me këto fonde nuk lidhen detyrime. Ato duhet të lexojnë njëherë marrëveshjet e anëtarësimit të Bashkimit Evropian, që i kanë nënshkruar në vitin 2004. Aty shkruhet që vendet anëtare të BE-së janë të detyruara të respektojnë parimet demokratike. E, ato as nuk janë të paqarta, as të interpretueshme e aq më pak të negociueshme. Sidomos aty bën pjesë pavarësia e drejtësisë dhe liria e shtypit, që të dyja në Hungari që janë të sulmuara prej kohësh. Edhe Polonia vazhdon në këtë rrugë.
Me veton kundër buxhetit, BE-ja futet sërish në krizë. Në një kohë që arritja e ujdisë për fondet e koronavirusit ishte shumë e vështirë, tani ajo po e pëson nga gabimi i saj pasi prej kohësh ka ndjekur jo edhe aq e interesuar dhe pa gjetur ndonjë rrugëzgjidhje për ngritjen e strukturave autokratike – fillimisht në Hungari, e pastaj në Poloni. Uniformiteti i mediave në Hungari nuk është krijuar brenda natës, por ka kërkuar kohë. Së fundmi, Orban po i jep goditjen e fundit medias së pavarur online dhe radiove të lira. Kjo vlen edhe për çmontimin e drejtësisë së pavarur: periodikisht, liria e gjykatësve u kufizua nga ndonjë ligj i ri, derisa qeveria në fund i kishte ata në dorë. Brukseli ka paraqitur disa padi në Gjykatën Evropiane, por vetëm kaq. Qeveritë e BE-së i druheshin konfliktit dhe kishin frikë të aktivizonin edhe mjetin e dobët që kishin në dorë, të hapnin një procedurë në bazë të nenit 7 të marrëveshjeve.
Pikërisht kristiandemokratët e mbuluan këto vite marrjen e pushtetit nga ana e Orbanit dhe deri më sot nuk ia kanë dalë të përjashtojnë partinë Fidesz nga radhët e tyre. Partitë Popullore Evropiane që dërgojnë paralajmërime tani ndaj Varshavës dhe Budapestit, duhen kujtuar njëherë për fajin e tyre.
Pikërisht në krizën e koronavirusit, Polonia dhe Hungaria marrin peng 25 anëtarët e tjerë të BE-së, sepse me sa duket do vazhdojnë ta kenë si qëllim shkeljen me këmbë të demokracisë. Një veprim unik, i padëgjuar që tregon se kreu i partisë PiS, Jaroslaw Kaczynski, dhe kryeministri Orban janë larguar nga Evropa. Një sjellje të tillë do ta prisje në rastin më të keq nga armiqtë. Paratë nga fondet e koronavirusit nevojiten kaq urgjentisht në vendet jugore. Por, të dyja qeveritë nuk i tremben shantazhit për të financuar edhe më tej me mjetet e BE-së marrjen e korruptuar të pushtetit.
Kush ka partnerë të tillë, nuk ka nevojë për armiq. Ajo që i nevojitet urgjentisht tani Bashkimit Evropian është një klauzolë përjashtimi nga BE-ja. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIa përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Jozi-Gjestit: A mundem të të marr ty për burrë?
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Karim Adeyemi afër kalimit te gjiganti i Ligës Premier
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime