Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, është zotuar se do t’i dëbojë miliona imigrantë që jetojnë jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara sapo ta marrë detyrën më 20 janar.
Kjo nismë e tij sfiduese mund të ndajë familje dhe të ndikojë në biznese amerikane.
Ka rreth 11 milionë imigrantë që jetojnë jashtëligjshëm ose me qëndrim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga viti 2022. Kjo figurë është rritur në 13 apo 14 milionë, thonë disa analistë.
Imigrantët me leje të përkohshme qëndrimi nuk mund të dëbohen menjëherë dhe mund të jetojnë në shtetet “strehimore”, të cilat e kufizojnë bashkëpunimin me institucionet federale për imigracionin.
Ku jetojnë imigrantët pa status ligjor?
Kalifornia është shteti me më së shumti imigrantë që jetojnë jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara, me rreth 2.2 në vitin 2022, sipas vlerësimeve nga Qendra për Studimin e Imigracionit në Nju Jork.
Teksasi është i dyti me 1.8 milion, i ndjekur nga Florida (936,000), Nju Jorku (672,000), Nju Xhersi (495,000) dhe Illinoi (429,000).
Kalifornia, Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Illinoi – që të gjitha bastione të demokratëve – janë në mesin e 11 shteteve që kanë ligje “strehimore” apo politika që e kufizojnë bashkëpunimin me organet federale për imigracionin, sipas Qendrës Burimore për Imigracion Ligjor.
Rreth 44% e imigrantëve që jetojnë jashtëligjshëm në SHBA ndodheshin në shtete të cilat ofrojnë status të “strehës së sigurt” në vitin 2022, sipas vlerësimeve të qendrës.
Ky numër nuk përfshin ata që jetojnë në qytete dhe qarqe të tilla në vende pa një ligj në nivel shtetëror, siç është Nju Meksiko.
Shumica e imigrantëve që arrestohen nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave i SHBA-së (ICE) kapen duke kaluar kufirin jashtëligjshëm.
Forcat e rendit në shtetet që ofrojnë status të “strehës së sigurt” zakonisht refuzojnë ta njoftojnë ICE-në kur ndalojnë ose lirojnë një imigrant që plotëson kushtet për dëbim.
Nga vijnë imigrantët pa status ligjor?
Pothuajse gjysma e imigrantëve që jetonin jashtëligjshëm në SHBA në vitin 2022 vinin nga Meksika, apo 4.8 milionë nga gjithsej 11 milionë, sipas një raporti të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS).
Vendet e tjera ishin Guatemala, El Salvador dhe Hondurasi.
Që nga janari i vitit 2022, rreth 2 milionë imigrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela janë kapur duke kaluar jashtëligjshëm kufirin ose janë lejuar të hyjnë përmes programeve humanitare të kohës së Bidenit, sipas statistikave të DHS-së.
Trumpi synon t’i japë fund programeve të Bidenit, duke përfshirë një për imigrantët me sponsorë në SHBA dhe një tjetër që ua lejon imigrantëve në Meksikë ta përdorin një aplikacion për të hyrë nëpërmjet një kalimi kufitar ligjor.
Në cilat vende të SHBA-së punojnë jashtëligjshëm imigrantët?
Shumica dërrmuese e imigrantëve që jetonin jashtëligjshëm në SHBA në vitin 2022 ishin në moshë të aftë për punë, sipas raportit të DHS-së.
Rreth 8.7 milionë nga 11 milionë ishin të moshës 18-54 vjeçare.
Grupet e bujqve i kanë bërë thirrje Trumpit që t’i kursejë punëtorët e tyre nga dëbimet e premtuara prej tij, duke argumentuar se largimi i tyre do ta çrregullonte zinxhirin e furnizimit me ushqim në SHBA.
Institucionet kërkimore dhe Qeveria amerikane kanë vlerësime të ndryshme për numrin e punëtorëve bujqësorë që jetojnë jashtëligjshëm në SHBA.
Qendra për Studimet e Imigracionit në Nju Jork arriti në përfundimin se numri i përgjithshëm ishte 283.000 në vitin 2022, rreth gjysma e tyre në Kaliforni.
Vlerësimet e Qeverisë amerikane sugjerojnë se numri i përgjithshëm në shkallë kombëtare mund të jetë më afër 1 milion.
Sa amerikanë jetojnë në familje që kanë “statuse të përziera”?
Grupi avokues për imigracionin, FWD.us, parashikoi se deri në janar të vitit 2025 mund të ketë deri në 14.5 milionë imigrantë pa status ligjor, ose me mbrojtje të përkohshme, nga 11 milionë sa ishin në vitin 2022.
Nga këta, 10.1 milionë jetojnë me një shtetas amerikan ose një banor të përhershëm, në atë që njihet si një “familje me statuse të përziera”.
Kjo shifër dëbimi masiv ka gjasa t’i ndajë familjet dhe mund t’i prekë miliona shtetas amerikanë dhe banorë të përhershëm.
Të paktën 5.1 milionë fëmijë shtetas amerikanë jetojnë me një prind imigrant pa status ligjor, sipas një analize të FWD.us bazuar në të dhëna qeveritare.
Këto familje mund të përballen me mundësinë e zhvendosjes në një vend tjetër së bashku ose ndarjes.
Sa gjatë kanë jetuar në SHBA imigrantët që s’kanë status ligjor?
Rreth 54% e imigrantëve që jetonin jashtëligjshëm në SHBA kanë jetuar në vend për më shumë se 10 vjet, sipas një raporti të Qendrës për Studimet e Imigracionit në Nju Jork.
Rreth 25% jetojnë në vend për më pak se pesë vjet.
Sa imigrantë në SHBA janë pa status ligjor?
Qendra për Studimet e Imigracionit dhe institucione të tjera kërkimore kanë përdorur të dhënat e Regjistrimit të Popullsisë në SHBA dhe të dhëna të tjera për të vlerësuar se rreth 11 milionë imigrantë në SHBA në vitin 2022 ishin pa status ligjor të imigracionit ose me mbrojtje të përkohshme humanitare.
Statistikat kufitare sugjerojnë se të paktën 5 milionë imigrantë të tjerë kanë hyrë në SHBA pa status ligjor ose me status të përkohshëm humanitar që nga ajo kohë.
Megjithatë, disa prej këtyre imigrantëve janë dëbuar, janë larguar vullnetarisht, kanë marrë status ligjor ose kanë vdekur gjatë së njëjtës periudhë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-96-780x439.jpg)
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
![Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-22-780x439.png)
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën
![Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-93-780x439.jpg)
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët
![Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-97-780x439.jpg)
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
![Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-94-780x439.jpg)
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht