Rreth tre miliardë euro është vlera e kursimeve apo depozitave të qytetarëve në 10 bankat komerciale që operojnë në Kosovë, me një normë mesatare të interesit prej rreth një për qind.
Por, në vazhdimësi shtrohet edhe dilema se sa janë të sigurta këto kursime në rast të likuidimit të ndonjërës prej bankave.
Ekspertë për çështje financiare vlerësojnë se depozituesit kosovarë i kanë të siguruara mjetet e tyre përderisa performanca e bankave është dhe do të mbetet e qëndrueshme.
Kurse, disa qytetarë të cilët arrijnë të kursejnë shuma të vogla të mjeteve thonë se kanë siguri, edhe pse nuk kanë informacione se në rast të likuidimit të bankave, kush do t’i kompensonte mjetet e tyre.
Ariana Bytyqi, e cila punon në sektorin privat, thotë se arrin të kursej nga muaji në muaj shuma të vogla parash dhe nuk beson që në ndonjë rast ajo mund t’i humb këto kursime.
“Ka muaj kur kursej një shumë të vogël, por ka raste kur i harxhoj menjëherë. Nuk frikësohem se më humbin. Po shpresoj se bankat janë të sigurta”, thotë Ariana Bytyqi.
Ndryshe, në bazë të Ligjit për sigurimin e depozitave, kompensimi i depozitorëve fillon nëse Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, revokon licencën dhe fillon procesin e likuidimit të ndonjë banke.
Përgjegjës për sigurimin e depozitave është Fondi i Sigurimeve të Depozitave të Kosovës. Në një përgjigjeje dhënë Radios Evropa e Lirë, udhëheqës të këtij Fondi thonë se “sistemi i Sigurimit të Depozitave në Kosovë, i cili menaxhohet nga Fondi i Sigurimeve të Depozitave të Kosovës, siguron rreth 98 për qind të gjithsej depozitorëve, apo mbi 930 mijë depozitorë”.
Kurse në vlera financiare, Fondi i Sigurimit të Depozitave, thuhet në përgjigje, siguron 610 milionë euro depozita të siguruara apo mbi 21 për qind në raport me totalin e depozitave.
Limiti i tanishëm i sigurimit të depozitave për një depozitor, person fizik apo juridik, në një banke është 4.000 euro. Ky limit pritet të rritet në 5 mijë euro nga viti i ardhshëm.
Megjithatë, Milazim Abazi e konsideron të ulët shumën e garantuar nga Fondi i Sigurimit të Depozitave. Për të bindur qytetarët që të kursejnë vlera më të mëdha të mjeteve në institucionet financiare, ky fond, sipas tij, duhet të arrijë në 10 mijë euro.
“Kjo shumë e garantimit të depozitave të ngritët në 10 mijë euro. Jo për të garantuar, por për të bindur qytetarët se depozitat janë të sigurta. Dhe, nëse depozitat janë të sigurta, qytetarët edhe më shumë do t’i kursejnë mjetet në banka. Kështu që mund të ketë një dyfishim brenda katër vitesh të kursimeve të qytetarëve në Kosovë”, thotë Abazi.
Ndryshe, në bazë të Ligjit për sigurimin e depozitave në Kosovë, Fondi do t’ia rimbursojë çdo personi fizik dhe juridik, shumën e vlerës totale të kombinuar të depozitave të siguruara në të gjitha llogaritë e mbajtjes së depozitave në institucionin ku ka ndodhur ngjarja e sigurimit në Kosovë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës