Akil Nerjaku është shënjestra e atentatit të dështuar me snajper dje në zonën e plazhi në Durrës.

Ai është arrestuar disa vite më parë për armëmbajtje pa leje dhe është liruar më pas nga gjykata, raporton Euronews Albania.

Si ndodhi ngjarja?

Nerjaku ka qenë duke lëvizur mesditën e djeshme në këtë zonë në momentin që është qëlluar më një plumb.

Plumbi nuk ka e kapur shënjestrën, pasi ka përfunduar në një automjet që lëvizte në këtë zonë, me targa të Maqedonisë së Veriut.

Para hetuesve, Nerjaku ka deklaruar ka se dyshime që të jetë qëlluar nga një furgon, i cili ka qenë duke lëvizur në anën tjetër të rrugës.

Reklama

Burimet bëjnë me dije se Prokuroria dhe Policia ka kryer disa veprime hetimore lidhur me këtë ngjarje të rëndë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat sigurisë së zonës.

Reklama

Ndërkohet Policia e Durrësit nuk i është përgjigjur interesimit të Euronews Albania prej mbrëmjes së djeshme duke tentuar të fshehë ngjarjen. /Euronews Albania/