LAJMI I FUNDIT:

Kush është Rich Paul? Njihuni me të dashurin e ri të Adele dhe agjentin e LeBron James

Kush është Rich Paul? Njihuni me të dashurin e ri të Adele dhe agjentin e LeBron James

Këngëtarja e popullarizuar, Adele, ka nisur një romancë të re dashurie.

Agjenti sportiv dhe mbrojtësi i Jay-Z është parë me këngëtaren britanike në ndeshjen e 5 të finaleve të NBA në korrik – dy muaj pasi qarkulluan lajmet se dyshja kanë filluar të shoqërohen me njëri-tjetrin.

Pasi dalja e tyre e parë publike bëri bujë në mediat sociale, një burim konfirmoi për Page Six, “Ata kanë filluar takimet”.


Rich Paul (Foto: Getty Images)

Këtu keni gjithçka që duhet të dini për njeriun që ia rrëmbeu zemrën Adele:

Ai do të bëhet një autor

Rich Paul dhe Jay Z

Paul po shkruan kujtimet e tij të para, “Lucky Me”, për Roc Lit 101 – një pjesë të Roc Nation të Jay-Z, njoftoi Hollywood Reporter në mars 2021.

Ai do të shkruajë për fëmijërinë e tij në Cleveland dhe për gjërat që ka mësuar gjatë ngritjes së tij.

Përflitet për një lidhje të re të Adele me Paul Rich
Lexo po ashtu Përflitet për një lidhje të re të Adele me Paul Rich

“‘Lucky Me’ është më shumë se historia ime”, tha Paul. “‘Lucky Me’ është historia e çdo të riu të zi që është rritur si unë. Unë dua të shfaq historinë time për të ngritur dhe frymëzuar ata që e kanë jetuar këtë dhe për të edukuar ata që nuk e kanë jetuar”.

Ai shtoi, “Unë nuk mund t’ju them se çfarë do të thotë të bashkëpunosh me mikun dhe mentorin tim Jay-Z në këtë projekt. ‘Lucky Me’ ishte emri i librit para se të flisja me Jay sepse muzika e tij ishte kolona zanore e jetës sime”.

Ai dëshironte të bëhej një atlet

Tristan Thompson dhe Rich Paul

Paul i tha New Yorker në qershor 2021 se ai ‘patjetër donte të ishte një atlet’ për të luajtur basketboll dhe futboll.

Sidoqoftë, ai kaloi pasionet për t’u bërë ‘një sipërmarrës dhe biznesmen’ që qëndron prapa lojtarëve.

Paul përfundimisht filloi të shiste fanella sportive dhe u takua me klientin e tij të parë, James, në 2002, ndërsa priste një fluturim për në Atlanta.

Dyshja fllluan të punojnë së bashku, dhe pjesa tjetër është histori.

Ai kishte një fëmijëri të vështirë

Rich Paul

Nëna e Paul, Peaches, abuzoi me drogën, duke e detyruar atë të jetonte me gjyshen e tij dhe me xhaxhanë.

Kur Paul ishte në kolegj në Universitetin e Akron, babai i tij u diagnostikua me kancer të zorrëve. Ai braktisi shkollën pasi babai i tij, Rich Sr., vdiq javë më vonë.

“Gjithmonë kam dashur të punoj”, tha ai. “Por unë me siguri do të kisha mbaruar shkollën nëse babai im do ishte gjallë. Unë kurrë nuk kam dashur ta zhgënjej atë”.

James tha se ai besonte se fëmijëria e Rich në të vërtetë e ndihmoi atë në botën e biznesit si një i rritur.

Ai ka edhe fëmijë

Adele dhe Rich Paul

Paul ka tre fëmijë, por nuk ka qenë kurrë i martuar, sipas New Yorker.

Adele, nga ana e saj, përfundoi divorcin me Simon Konecki në mars të vitit 2021. Ajo së pari paraqiti dokumentet për t’i dhënë fund martesës së tyre në shtator 2019.

Simon dhe Adele kanë një djalë bashkë të quajtur, Angelo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Kalo në kategori