Kush është Ludo Lee - shqiptari që ka bashkëpunuar me emrat më të famshëm në botë dhe tani futet në Big Brother

Ludo Lee është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 4 në spektaklin e së hënës.
Ai me origjinë është nga Kosova, por jeton dhe vepron në Zvicër, derisa ka një karrierë të gjatë.
Ndonëse për shumëkë mund të jetë i panjohur, i njëjti ka një lidhje të ngushtë me botën e Hollywoodit.
- YouTube www.youtube.com
Por, kush është në të vërtetë Ludo Lee?
Ludo Lee është një nga emrat më të njohur dhe më të kërkuar në botën e parukerisë profesionale, veçanërisht në rrethet e showbizit dhe modës.
Ai njihet si parukieri që qëndron pas pamjeve ikonike të shumë yjeve të famshëm, duke ndërtuar me vite një reputacion të fortë për stil unik, precizitet dhe kreativitet.
Ka ndërtuar karrierën e tij mes pasarelave, editorialeve të modës, fushatave publicitare dhe tapeteve të kuq.
Stili i tij karakterizohet nga një kombinim i elegancës klasike me trendet moderne, duke e bërë të preferuar nga figura publike, modele dhe artistë të njohur ndërkombëtarisht.
Ludovik Tunaj (emri i vërtetë) ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të industrisë së modës dhe showbizit, si këngëtarë, aktorë dhe influencuese të njohura, të cilat i besojnë atij pamjen e tyre në evente të rëndësishme, sfilata mode dhe paraqitje televizive.
Emrat me të cilat ka bashkëpunuar janë: Kim Kardashian, Kanye West, Eva Longoria, Jessica Alba, Kendall Jenner, Megan Fox, Kylie Jenner, Leonardo DiCaprio e shumë të tjerë.
Për Ludo Leen, flokët nuk janë thjesht stil, por një formë arti që plotëson personalitetin dhe imazhin e secilit klient.
Përveç punës si parukier i yjeve, Ludo Lee është aktiv edhe në edukimin profesional, duke ndarë përvojën e tij përmes 'masterclass' -eve, trajnimeve dhe bashkëpunimeve me marka të njohura të produkteve për flokë.
Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku publikon vazhdimisht transformime mbresëlënëse dhe momente nga prapaskenat e punës së tij me VIP-at.
Sot, konsiderohet një nga figurat më me influencë në fushën e stilimit, një emër që qëndron shpesh pas suksesit vizual të yjeve, edhe pse vetë zgjedh të qëndrojë larg vëmendjes së drejtpërdrejtë mediatike. /Telegrafi/




















































