Aktori i njohur Brad Pitt, parakaloi në tapetin e kuq së bashku me të dashurën e tij 34-vjeçare, gjatë premierës së filmit “Wolfs” në kuadër të Festivalit të Filmit në Venecia.

E dashura e tij, me të cilën eci në tapetin e kuq është Ines de Ramon, një projektuese bizhuterish me të cilën njihen për rreth dy vjet, shkruan DailyMail.


Mirëpo, ai nuk ishte i vetmi aty.

89164789 13802643 image a 158 1725220829788

Aktori i njohur George Clooney gjithashtu parakaloi në tapetin e kuq me gruan e tij Amal.

Dy aktorët e njohur, luajnë bashkë në filmin “Wolfs” që debutoi të dielën në Festivalin e Filmit në Venecia.

89166067 13802643 image m 253 1725223982585

Në film, George dhe Brad luajnë rolin e specialistëve të ‘pastrimit’ të krimit, të cilët papritmas punësohen për të njëjtën punë - asgjësimin e një trupi në një dhomë hoteli.

Sikurse e dashura e Pitt e po ashtu edhe gruaja e Clonney-t, dukeshin të mrekullueshme gjatë premierës. /Telegrafi/

89164967 13802643 image a 186 1725221644521

89166047 13802643 image a 258 1725224070356

89164959 13802643 image m 197 1725221987869