Babai i Britney Spears, Jamie, ka kontrolluar financat dhe mirëqenien e saj për më shumë se një dekadë.
Dhe ditën e sotme (e mërkurë) u raportua se këngëtarja ka humbur procesin gjyqësor kundër të atit.
Megjithatë, ne shumë pak dimë për babanë e Britney dhe më poshtë ua sjellim disa gjëra interesante në lidhje me të.

Kush është babai i Britney Spears, Jamie?
Jamie Spears lindi më 6 korrik 1952, ndërsa momentalisht është 68 vjeçar.
Ai u martua me nënën e Britney, Lynne në vitin 1975.
Përveç Britney, çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, Bryan James, i lindur në 1977 dhe Jamie Lynn, i lindur në 1991.
Dyshja u divorcuan në vitin 2002 por deri në vitin 2010, ata u raportuan gjerësisht se ishin rikthyer së bashku.

Cila është puna e babait të Britney Spears?
Është e paqartë se çfarë pune po bënte Jamie para se të merrte nën menaxhim jetën dhe financat e vajzës, por siç raportohet ishte një agjent, menaxher, kujdestar, psikolog dhe këshilltar i saj.
Britney njëherë tha për gazetën Metro: “Unë ndoshta nuk do të isha këtu nëse nuk do të ishte ai. Unë ia kam borxh jetën time”.
Cila është vlera neto e babait të Britney Spears?
Edhe tani, Britney mbetet një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop në planet, që do të thotë se ajo është gjithashtu njëra nga artistet më të pasura.
Vlerësimet e fundit sugjerojnë se vlera neto e saj është në afërsi të 60 milionë dollarëve.
Nuk ka ndonjë vlerësim të disponueshëm publikisht për pasurinë neto të Jamie, por bazuar në të ardhurat e vajzës së tij, ka mënyra për të spekuluar se sa para fiton.
Në vitin 2016, u raportua se Jamie po merrte një pagë vjetore prej afërsisht 130 mijë dollarë për rolin e tij në kujdesin për financat e vajzës dhe mbikëqyrjen e shëndetit të saj mendor.
Për më tepër, u raportua gjithashtu se ai bën 1.5 për qind nga shfaqjet dhe mallrat në lidhje me rezidencën e Britney në Las Vegas.

Çfarë ka thënë Jamie Spears për kujdestarinë ndaj vajzës së tij?
Në gusht të vitit 2020, Jamie tha se kontrolli dhe menaxhimi i vajzës time nuk është ‘biznes i askujt’ dhe fushata #FreeBritney është ‘një shaka’.
“Të gjithë këta teoricienë nuk dinë asgjë. Bota nuk ka asnjë ide”.
“Varet nga gjykata e Kalifornisë që të vendosë se çfarë është më e mira për vajzën time. Nuk është punë e askujt tjetër”, deklaroi Jamie për PageSix.
Kur filloi të zbatohej kujdestaria ndaj Britney?
‘Konservatori’ është një formë e kujdestarisë ligjore.
Kjo ndaj Spears filloi të zbatohet që nga viti 2008, teksa pasuritë financiare janë nën kontrollin e babait dhe avokatit të saj.
Në gusht të vitit 2020, biondja filloi një përpjekje për të hequr babanë e saj nga kujdestaria, por kjo gjë ishte e pamundur.

Si është shëndeti i babait të Britney Spears?
Në 2019, Jamie ishte në spital pas komplikimeve nga operacioni në zorrë të trashë.
Ai besohej se ishte shumë mirë pas këtij operacioni.
Megjithatë, që nga ajo kohë nuk ka pasur ndonjë azhurnim për shëndetin e tij.

Në 12 vitet e fundit, babai dhe avokati kanë drejtuar pasurinë dhe jetën personale të 38 vjeçares duke përfshirë edhe përzgjedhjen e mjekëve që e trajtojnë atë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a

Gjesti ngacmon Eglin: Ku je more, e ke harruar mbretin

Gjesti thumbon Eglin: Unë e kam mësuar të luaj, nuk mundet tani ajo mua

Sara Kolami flet për raportin me Drilon Ramën pas përfundimit të Big Brother

Xheneta Fetahu publikon fotografi nga pushimet në Dubai

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore