Ministren e re të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock nga Të Gjelbrit, nuk mund ta akuzosh se nuk po sjell hov në detyrën e re. Sapo erdhi në këtë post, filloi një program vizitash të menjëhershme: në Paris, në Bruksel, në Varshavë, me pjesëmarrje në takimin e ministrave të Jashtëm të G7-së në Liverpul, pastaj në konferencën për çarmatimin në Suedi. Baerbock po tregon se mund të marrë vendime. Pas dhënies së dënimit në rastin e vrasjes në Kopshtin Zoologjik në Berlin, ku thuhet qartë se vrasësi ka vepruar me porosi të instancave ruse, Baerbock i shpalli dy punonjës të Ambasadës ruse si persona të padëshiruar dhe thirri ambasadorin rus në Berlin. Për politikanen 40-vjeçare po flitet gjithkund.
E, megjithatë, ka gjasa që politika e jashtme të kthehet në një mollë sherri të vazhdueshme brenda koalicionit trepartiak të SPD-së, Të Gjelbërve dhe liberalëve – FDP.
Ku mund të kalojnë kryesisht vijat e konflikteve?
Baerbock kërkon të ndryshojë shumë; ajo do t’i japë një vlerë të re politikës për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjes së klimës me ardhjen në postin e saj. Kurse kancelari Olaf Scholz, i SPD-së, ka më shumë parasysh vijimësinë e politikës së Angela Merkelit. Herët a vonë në këtë drejtim do të plasë grindja.
Për shembull Kina: Zyra e kancelarit nuk e hedh poshtë, vërtet, që Scholz që në mesin e tetorit, pra kohë para zgjedhjes si kancelar, i ka bërë të ditur Kinës se në kursin gjerman kundrejt Kinës nuk do të ndryshojë shumë. Që do të thotë se interesat ekonomike kanë prioritet. Si lajmsjellës me gjasë ka shërbyer presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, raportojnë njëkohësisht disa media. Kjo kur Të Gjebrit dhe FDP, në marrëveshjen e koalicionit ia dolën që të përmendin shprehimisht shkeljet e të drejtave të njeriut të Kinës në Hong Kong.
Baerbock kërkon një politikë të orientuar nga vlerat, por se ç’do të thotë kjo konkretisht mbetet e paqartë. E, menjëherë, kreu i i fuqishëm i grupit parlamentar të SPD-së në Bundestag, Rolf Mützenich, i tregoi kufijtë ministres së re të Jashtme kur ai, pavarësisht zemërimit të Të Gjelbërve dhe FDP-së, tha se politika e jashtme përcaktohet në masë të madhe në zyrën e kancelarit. Në lidhje me politikën e Evropës ky është fakt, si u desh ta kuptonin shumë ministra të Jashtëm nën Angela Merkelin.
Shembull tjetër: Rusia. Reagimi i ashpër i Baerbockut pas vendimit për vrasjen në Kopshtin Zoologjik e gjen miratimin e të gjithë anëtarëve të qeverisë. Por, ajo tjetra që mendon Baerbock, pra që të mos e lerë të futet në rrjet gazsjellësin Nord Stream 2, nuk është e qartë si do të marrë fund. Sigurisht, nëse Rusia do të sulmojë Ukrainën, fundi i Nord Stream 2 do të ishte një opsion për evropianët. Por, vetëm atëherë.
Socialdemokratët kanë qenë dhe janë mbështetës të biznesit të gazit me Rusinë. Kancelari Scholz u shpreh se gazsjellësi nuk është më problem politik, dhe se autoritetet duhet ta miratojnë atë ose jo. Duke e ditur se Gjermania ka nevojë për gazin, kur në vitin e ardhshëm edhe centralët e fundit atomikë gjermanë do të dalin nga rrjeti dhe zgjerimi i energjive të rinovueshme nuk po ecën aq shpejt si e dëshirojnë Të Gjelbërit.
Si shembull duhet marrë edhe çarmatimi: Baerbock në Suedi kërkoi më pak armë atomike. Por, ende në Gjermani janë të stacionuara armët atomike amerikane, që në rast serioz do të hidheshin nga aeroplanët gjermanë. Ky quhet partneritet nuklear. Dhe, do të mbetet kështu edhe nën qeverinë e re. Madje, gjermanët duan të prodhojnë aeroplanë të rinj për këtë. Kështu, kërkesa për më pak armë atomike mbetet vetëm një apel i ministres së re të Jashtme, asgjë më shumë.
Por, fakti që Baerbock ka tërhequr tek vetja kompetencën për negociatat ndërkombëtare për klimën, që deri më tani i kishte si kompetencë Ministria e Mjedisit, mund të quhet një veprim i zgjuar që e ngre më lart Ministrinë e Jashtme. Rrjedhojë e një hapi të duhur për një ministre të gjelbër. Sido që të jetë, politika e jashtme gjermane tani do të bëhet më interesante se më parë, gjë që vetëm mund ta përshëndesësh. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë