LAJMI I FUNDIT:

Kush e drejton me të vërtetë skuadrën: Trajneri thirri Ronaldon për të dal jashtë – ai iu përgjigj me vetëm një lëvizje

Kush e drejton me të vërtetë skuadrën: Trajneri thirri Ronaldon për të dal jashtë – ai iu përgjigj me vetëm një lëvizje

Cristiano Ronaldo nisi “eksodin” e yjeve të futbollit nga Evropa drejt Arabisë Saudite dhe ndikimin e tij e tregon më së miri në një detaj nga ndeshja e djeshme ndaj Benficas.

Edhe pse sauditët kanë investuar shuma të paprecedentë parash për të sjellë yjet më të mëdhenj të futbollit në kampionat, cilësia jo aq e mirë e futbollit dhe Al Nassr po dëshmohet në provat miqësore me klubet evropiane.

Al Nassr i Ronaldos, i cili solli Marcelo Brozovic këtë verë, fillimisht pësoi një debakli nga Celta Vigo (0-5), dhe më pas mbrëmë nga Benfica (1-4).


Megjithatë, duket se Ronaldo është më i madh se klubi dhe futbolli saudit dhe kjo u pa në momentet kur trajneri Luis Castro tentoi ta nxjerrë jashtë.

Castro përgatiti ndryshimin, më pas e thirri Ronaldon për të dal jashtë loje. Mirëpo, portugezi nuk e dëgjoi trajnerin, ndaj vendosi të luajë edhe pesë minuta të tjera.

Di Maria e tall Ronaldon duke e dribluar, portugezi e rrëzon nga inatosja
Lexo po ashtu Di Maria e tall Ronaldon duke e dribluar, portugezi e rrëzon nga inatosja

Ronaldo i tregoi trajnerit të tij pesë minuta, që do të thoshte se do të luante edhe pesë minuta të tjera, gjë që më në fund ndodhi.

https://twitter.com/luxlina_/status/1682135665033760768

Edhe pse mund të mos jetë popullore të shohësh një futbollist që shkon kundër vendimeve të trajnerit, kjo lëvizje e Ronaldos shkaktoi edhe entuziazmin e disa fansave të tij të cilët shprehen se ai ka treguar edhe një herë se sa shumë dëshiron të ketë sukses dhe të konkurrojë, sepse çdo minutë është e rëndësishme për të, qoftë edhe në një ndeshje miqësore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori