LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Vitore Stavileci është viktimë e huliganizmit

Kusari-Lila: Vitore Stavileci është viktimë e huliganizmit

Kryetarja e ‘Alternativës’, Mimoza Kusari- Lila e ka quajtur akt të shëmtuar sulmin ndaj gruas së ministrit Blerand Stavileci.

Kusari-Lila përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Vitore Stavileci është viktimë e huliganizmit, dhe ‘nuk ka arsye apo petk politik që mbulon huliganizmin’.


Reagimi i plotë:

“Vitore Stavileci është grua me emër dhe mbiemër, integritet dhe dinjitet të vetin personal, shtesë është Nënë, motër, bashkëshorte dhe asnjëri nga atributet e saj nuk e meriton të ushtrohet dhunë ndaj saj, ashtu sikur asnjë qenie e gjallë nuk rrahet për se është gruaja apo Nëna e dikujt.  Vitorja është viktimë e huliganizmit dhe nuk ka arsye apo petk politik që e mbulon huliganizmin. Ne kemi bindje të ndryshme politike por nuk rrahemi për to, se atëherë s’kemi nevojë për shtet por për ring boksi që të fitojë më i forti.

Ftoj organet e drejtësisë edhe pse deri me tani shpesh pa sukses, të gjejnë autorët dhe të zbardhin rastin dhe prapavijën e kësaj dhune në mënyrë që të ketë paqe dhe qetësi për të gjithë në shoqëri.  Ndërsa denojmë për aktin e shëmtuar dhe ftoj të gjithë pa përjashtim të besojmë në drejtësi dhe demokraci dhe i uroj shërim të shpejtë Vitores”, ka shkruar Kusari-Lila. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori