LAJMI I FUNDIT:

Kusari -Lila: Veteranët që kanë luftuar nuk e dëmtojnë vendin e tyre, e aq më pak Kuvendin

Kusari -Lila: Veteranët që kanë luftuar nuk e dëmtojnë vendin e tyre, e aq më pak Kuvendin

Shefja e grupit parlamentar të  Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari -Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në një konferencë për media është pyetur rreth protestave që aktualisht janë duke u mbajtur nga OVL e UÇK-së, si shenjë pakënaqësie pasi që nuk janë përfshirë në Ligjin e pagës minimale .

Ajo tha se nuk duhet që asnjë veteran i cili ka luftuar për këtë vend ta dëmtojë vendin e tij, e aq më pak ndërtesën e Kuvendit.

“E drejta për të protestuar është demokratike dhe legjitime e të gjithëve. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se pakënaqësitë e akumuluara ndër vite në Kosovë, po e gjejnë hapësirën tash për tu shfaqur. Megjithatë unë e di që secili veteran që ka luftuar për vendin  e vet nuk e dëmton vendin e tij, gjegjësisht as ndërtesën e Kuvendit. Me dialog dhe mirëkuptim do të arrijmë deri të marrëveshjet për kategoritë e tjera”, tha ajo.


Eskalimi i protestës së veteranëve, shtohen forcat policore – përdoret sërish gazi lotsjellës
Lexo po ashtu Eskalimi i protestës së veteranëve, shtohen forcat policore – përdoret sërish gazi lotsjellës

Kusari- Lila, tutje shtoi se listat e veteranëve janë të deformuara ndër vite dhe se qeveritë e kaluara këto lista i kanë shfrytëzuar për vota.

Qeveritë më herët janë siguruar që veteranët t’i përdorin për rritjen e listave për veteranët që t’i shfrytëzojnë pastaj ata për vota”, deklaroi ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori