LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Të enjten seanca e fundit e Kuvendit për këtë sesion

Kusari-Lila: Të enjten seanca e fundit e Kuvendit për këtë sesion
Foto: Arkiv

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen edhe dy herë gjatë kësaj vere, para se të shkojnë në pushime. Seanca e fundit për këtë sesion është paralajmëruar të mbahet të enjten.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila bëri të ditur se deputetët të mërkurën do të mblidhen për të vazhduar trajtimin e pikave të papërfunduara, ndërsa të enjten do të mbahet seancë e re parlamentare.

Në seancën e re të radhës pritet të shqyrtohet edhe propozim-vendimi i qeverisë për masat emergjente në furnizimin me energji elektrike.

“Nga mbledhja e rregullt e Kryesisë së Kuvendit u mor vendimi që vazhdimi i trajtimit të pikave të papërfunduara nga seancat e javës së kaluar dhe një javë më parë, është caktuar për të mërkurën në orën 13:00. Gjithashtu seancë e re e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten prej orës 10:00, kjo edhe shënon seancën e fundit të këtij sesioni pranveror, potencialisht mundet me qenë edhe vazhdimi, një ditë pas, por që nuk do të ketë seancë të re për sesionin pranveror. Ndërsa, pikat që do të trajtohen në seancën e re të Kuvendit, më katër gusht, përveç pikave të zakonshme dhe deklarimeve jashtë rendit të ditës, do të trajtohet propozim vendimi i qeverisë për masat emergjente në furnizimin me energji elektrike”, tha Kusari-Lila.

Po ashtu në seancën e së enjtes në shqyrtim do të jenë edhe 20 projektligje të reja, derisa është e paraparë të mbahet edhe interpelancë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për çështjen: “Ligji i zyrtarëve publikë”, kërkesë kjo e GP të AAK-së. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori