Kryetarja e Alternativës, që garoi së bashku me listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Guxo, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se kanë marr besimin për të formuar Qeverinë e re por siç tha ajo, jo me çdo çmim.
Në një intervistë për A2 CNN, Kusari-Lila tha se sigurimi i 48 mandateve i lë me sfidën për të siguruar 61 votat e nevojshme minimale për formimin e Qeverisë.
“Kjo na lë me shqyrtimin e mundësive në vazhdimësi të arritjes së 61 votave por jo me çdo kusht dhe jo me çdo çmim të koalicione jo parimore apo të pazareve të cilat mund të kenë një synim për aktualizim të partive të tjera por jo për arritje të suksesshme të programit qeverisës”, tha Kusari-Lila që shtoi se pop resin certifikimin e rezultateve para se të vendosin për drejtimin që duhet të ndjekin.
E pyetur nëse janë të hapur për bashkëpunim me Nismën e Fatmir Limaj që ka siguruar tre deputetë në Kuvend, Kusari-Lila deklaroi se nuk mjafton vetëm gatishmëria.
“Besoj që është një çështje e diskutimit të mëtutjeshëm por nuk diskutohet vetëm dëshira ose gatishmëria, do të diskutohen çështjet më përmabjtësore, ne nga përvojat e deritashme në 4 vjeçarin përkundër që kemi qenë 3 subjekte të ndryshme brenda një liste dhe një grupi parlamentar asnjëherë nuk ka ndodhur diskutime mbi pazaret politike, mbi hapësirën në qeverisjen në kuptimin e forcës që i takon një parti ose tjetrës, kemi qenë të gjithë të fokusuar në program, edhe kjo mbetet prap orientimi ynë në bazë të parimeve dhe të programit që janë të parapara pa kërkesa ose pa insistime të cilat do të nënkuptonin pazare të nivelit tjetër”, tha ajo.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje tha se “lehtësia me të cilën po diskutohet një qeveri e opozitës nuk është reale” duke pasur parasysh sipas saj numrat e dallimet mes partive politike.
“Një është sigurt që paqartësia dhe pasiguria për këtë vit kalendarik për cilindo rast të qeverisjes është gati se e garantuar”, tha Kusari-Lila kur u pyet nëse Kosova do të ketë një qeveri të dobët në numra.
Kusari-Lila pranoi se “referendum” për 500 mijë vota nuk ishte i suksesshëm por shtoi se kanë marr mbështetjen e mjaftueshme që të formojnë ata qeverinë e re.
Ajo tha se ka pasur disa faktorë që kanë ndikuar që objektivi i tyre që të kenë sërish shumicën të vetëm ka ndodhur për “ndikime të jashtme dhe të brendshme”.
Pandemia COVID apo lufta në Ukrainë patën ndikim sipas Kusari-Lilës që të shtyhen shumë reformat e synuara por që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve për produkte bazike.
“Disa projekte dhe disa premtime të cilat janë bërë që në fillim të vitit 2021 si pasojë edhe të efekteve të jashtme dhe të brendshme nuk kanë arritur të realizohen ose janë realizuar shumë vonë për të pasur impaktin e tyre në rezultatin elektoral, reformat e ndryshme në sektorë kyç, të cilët kanë filluar ose nuk kanë arritur të ofrojnë rezultate të shpejta që të përkthehet edhe në mbështetje”, vijoi Kusari-Lila.
Në aspektin e brendshëm përmendi opozitën dhe sistemin e drejtësisë, që sipas saj, i kanë “luftuar” përmes proceseve që sipas saj koha do ta dëshmojë që nuk ka asnjë shkelje.
Kusari-Lila tha se ende nuk janë ulur të diskutojnë për formulën e qeverisjes dhe ndarjen e posteve me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Guxo pasi kjo nuk ka qenë parësore.
“Është shumë e rëndësishme të kemi shumicën si grup i partive, nuk kemi garuar ose nuk kemi synuar poste individuale”, tha Kusari-Lila
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës