Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari- Lila ka thënë se Vjosa Osmani nuk i ka pasur të garantuara votat për presidente.

Ajo ka thënë se kanë pasur konfirmim edhe brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje se nuk do ta votonin të gjithë Osmanin.


“Jam e bindur se kanë munguar votat. Në votimin në Kuti kemi pasur indikacione të qarta që së pari nuk do të jenë të gjitha votat e grupit tonë parlamentar, ka pasur konfirmim që nuk janë të gjithë grupi jonë në favor të rizgjedhjes”, ka thënë Kusari-Lila në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ajo nuk ka folur nëse këto vota kundër ishin nga partneri Guxo, duke thënë se përë këtë duhet të deklarohen nga kjo parti.

Ajo ka thënë se ka qenë e konfirmuar se as të gjitha votat nga LDK nuk kanë qenë të sigurta, kur ka komentuar deklaratën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku se nuk kanë asgjë kundër kandidaturës së Osmanit.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, Kusari-Lila tha se u qëndron mbrapa deklarimeve të saj ku ka vlerësuar punën e Osmanit gjatë mandatit 5 vjeçar.

Ajo ka thënë se Osmani është ngutur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. /Telegrafi/