Madje me një supozim të tillë thotë se ka qeshur.

“E kam dëgjuar me të thënë të drejtën mua po më duket pak qesharake kur po diskutohet për kryeministrin konsensual kushdo që të jetë për arsye se ne kemi kaluar për një proces që mendohet të jetë demokratik dhe tash po diskutohen gjëra që ta japin një bindje që në Kosovë dhe në politik ndodhin çudira dhe mrekulli dhe nuk ka nevojë që të kalojmë më në zgjedhje sepse kushdo mundet të bëhet kryeministër”, ka thënë Kusari-Lila për “Zëri”.


Pozitën të cilën e ka thotë se nuk është një punë e thjeshtë në të cilën ke konkurruar dhe je pranuar por punë me përgjegjësi që të është besuar nga qytetarët.

“Për mua është tepër e rëndë edhe të filloj të mendoj për këtë punë dhe kushdo që e thotë duhet të ketë argumente shumë të forta ose duhet të jetë një elaborim i cili duhet ti arsyetoj 25 mijë vota të banorëve të komunës së Gjakovës që të vij ku jam dhe t’i zgjidhi problemet të cilat janë shumë të rënda. Ndoshta në nivel të Kosovës problemet janë më të mëdha por në nivel të komunës së Gjakovës nuk janë pak. Unë lidhur me këtë supozim që ka nisë disa ditë unë vetëm kam qeshë për arsye se postin të cilin e kam nuk është vetëm një vend pune në të cilin kam konkurruar dhe jam pranuar por është peshë dhe përgjegjësi shumë e madhe duke i ditë edhe vetë emocionet që është krijuar me këtë post”, ka shtuar ajo.

Ndërsa çështjen e kryeministrit konsensual Kusari Lila e sheh si të panevojshëm pasi që sipas saj ka zgjidhje me këto subjekte politike që janë pjesë e Kuvendit.

“Asgjë nuk është sa i përket një procesi demokratik, është emergjente, dalje nga kriza, nuk më duket se vendi është në asi gjendje që të bëhen ndërhyrje të tilla. Po besoj se do të ketë forcë të dilet nga ky ngërç politik në kuadër të subjekteve që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, ka përfunduar Kusari-Lila. /Zëri/