LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: LDK të mos përdor emrin tim, jam deputete e Vetëvendosjes ligjërisht

Kusari-Lila: LDK të mos përdor emrin tim, jam deputete e Vetëvendosjes ligjërisht

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ligjërisht ajo është deputete e Vetëvendosjes.

Mimoza Kusari-Lila në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ajo ka garuar bashkë me Vetëvendosjen dhe sipas saj “ligjërisht Vetëvendosje i ka 29 deputetë në Kuvend”.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës ka thënë se ajo pavarësisht se përfaqëson Alternativën nuk dëshiron që dikush të përdorë këtë situatë për kalkulime pas zgjedhore.


Kryetarja e Alternativës ka thënë se LDK ka mundur t’i ndryshoj disa gjëra vetëm para zgjedhjeve dhe sipas saj tashmë gjërat kanë ndryshuar.

“Është jokorrekte nga LDK të përdorë në thelb emrin tim për një qasje të bashkëpunimit me Vetëvendosjen. Çka do të ndodhte nëse NISMA nuk do ta kalonte pragun e që atëherë VV do të kishte 32 deputetë e LDK 29?”.

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu sot kishte publikuar një status ku pretendonte se VV dhe LDK kanë nga 28 deputetë ndërsa sipas tij Mimoza Kusari-Lila është deputete e Alternativës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori