Kusari Lila konfirmon: Albulena Haxhiu do të propozohet për kryetare të Kuvendit

Foto: Arkiv
Deputetja Mimoza Kusari Lila ka konfirmuar para nisjes së seancës konstituive se Albulena Haxhiu do të jetë kandidatja e Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit.
“Po besoj, edhe e propozuar edhe kryetare e Kuvendit”, tha ajo, kur u pyet nëse Haxhiu do të jetë e propozuara a LVV-së për kryetare të legjislativit.
Tutje Mimoza Kusari Lila ka thënë sot para nisjes së seancës konstituive se ka mundësi që sonte të mbahen dy seanca.
Ajo theksoi se sot është shumë e rëndësishme që sot të votohet për kryetarin, nënkryetarët dhe pastaj të mund të procedohet me qeverinë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































