LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila kërkon që PDK-ja të tërheqë rezolutën për gjendjen në Ministrinë e Tregtisë

Kusari-Lila kërkon që PDK-ja të tërheqë rezolutën për gjendjen në Ministrinë e Tregtisë

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar sot që të tërhiqet rezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për gjendjen në ministrinë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë në seancën e Kuvendit se kjo rezolutë nuk ka as bazë kushtetuese dhe as vlerë përmbajtësore.


“Të nderuar deputet përmirësimi i mjedisit për biznes ka qenë punë dhe angazhim dhe fokus i ministrisë së Tregtisë, Ndërmarrësisë andaj iu inkurajoj që të shqyrtoni dhe të tërhiqni atë rezolutë, e cila nuk ka as bazë kushtetuese e as ndonjë vlerë përmbajtësore në raport me materialin që prezanton”, ka thënë Kusari-Lila.

Shala: Dikush nga Qeveria Kurti po i mbulon aferat milionëshe të MINT-it
Lexo po ashtu Shala: Dikush nga Qeveria Kurti po i mbulon aferat milionëshe të MINT-it

Tutje, deputetja Kusari-Lila është shprehur se të akuzohet ministrja Rozeta Hajdari për skandale të shumta nga një parti, e cila ka qenë pjesë e qeverisjes PAN është çudi.

“Jeni në rrjedha të ngjarjeve ekonomike dhe me thënë që asnjëherë më shumë në Ministri të Tregtisë nuk ka pasur skandale duke marrë parasysh se keni qenë partnerë koalicioni në PAN në qeverinë PDK-AAK-Nisma dhe ajo ministri jo që është keqmenaxhuar dhe është abuzuar skajshmërisht krejt çka ka qenë për tu abuzuar e gjallë dhe vdekur aty brenda e tash me e nxjerr dhe kërkuar atë çka ju mendoni që po bëhet përtej punës së Qeverisë Kurti dhe ministres Hajdari është për çudi”, ka thënë ajo. /Telegrafi/