LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila e pakënaqur me vendimin e gjykatës për rastin e përgatitjes së atentatit ndaj saj (Video)

Kusari-Lila e pakënaqur me vendimin e gjykatës për rastin e përgatitjes së atentatit ndaj saj (Video)

Ish- kryetarja e Gjakovës, deputetja Mimoza Kusari – Lila, ka theksuar se gjykimi ndaj të dyshuarit që ka urdhëruar vrasjen e saj është mungesë e seriozitetit dhe ka ngecje.

Kusari-Lila në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka thënë se ajo po flet kështu për vendimet e Gjykatës Themelore, duke shtuar se ka një mos përpjekje të institucioneve që të sjellin dy dëshmitarë të rastit nga Shqipëria në Gjakovë.

“Si mundet që një aktakuzë e cila është ngritur nga informacionet e dhëna nga një shtetas i Shqipërisë Gramoz Nokshiqi, që në bashkëpunim me një shtetas tjetër janë dakorduar për vrasjen e dy personave Pren Radit dhe kryetares aso kohe”, ka Kusari – Lila.


Sipas saj, gjatë procesit gjyqësor është vërejtur mungesa e informacionit të saktë, ku njëri prej dëshmitarëve, kryesori që ka lajmëruar dhe e ka pasur këtë informacion,  nuk është sjellë në Kosovë.

“Pas dy viteve mbyllet rasti dhe Mikel Çupi lirohet nga të gjitha aktakuzat. Një muaj pas informacionit të marrë, për vrasjen potenciale time, unë e vizitova zonën e vendit në rajonin e Hasit, në fshatin Bishtazhin, ku personi në fjalë ka reaguar si me pa fantazmën. Pasi e kam marrë informacion, pasi Policia ka qenë duke i mbledhë faktet, kam vendosë me taku, se çfarë mund të jetë arsyeja për këtë veprim. Kur kam shkuar me taku është ngritë në takim dhe gjunjët e tij kanë filluar të dridhen. Pas arrestimit dhe ballafaqimit në gjykatë, ai gjithmonë ka argumentuar se janë shpifje”, ka shtuar Kusari-Lila. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori