LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Alternativa ecën tutje, pavarësisht nëse Ilir Deda do të jetë pjesë apo jo (Video)

Kusari-Lila: Alternativa ecën tutje, pavarësisht nëse Ilir Deda do të jetë pjesë apo jo (Video)

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka treguar disa nga shenjat e para që Ilir Deda dhe Alternativa nuk janë më bashkë.

Kusari-Lila, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Alternativa ka shumë më tepër se dy persona që janë parë në daljet publike.


Ajo ka thënë se debati me Ilir Dedën ka filluar në momentin kur po formohej ekipi i Kosovës për negociata me Serbinë.

“Në momentin kur është marrë vendimi në Kryesi të Alternativës kanë qenë 13 vota kundër përfshirjes në ekipin negociatorë ndërsa Ilir Deda ka qenë “pro” për fshirjes në ekip. Nga ai moment ka filluar një mungesë komunikimi apo edhe qasje e tij më ndryshe në raport me organet e partisë”.

Kryetarja e Alternativës ka thënë se partia do të vazhdojë aktivitetin, pavarësisht nëse Ilir Deda do të jetë pjesë e saj apo jo.

“Në ndërkohë Alternativa ka vazhduar aktivitetet, por mund të diskutohet nëse Ilir Deda do të jetë pjesë e Alternativës apo jo, pasi Alternativa po vazhdon dhe do të vazhdojë”.

Kusari-Lila ka thënë se Ilir Deda mbetet i informuar në të gjitha grupet si në viber apo emaila, por ai nuk është duke marrë pjesë në asnjë aktivitet partiak.

“Po ma merr mendja që është edhe një periudhë kohore, pas së cilës Ilir Deda duhet të sjellë vendimin, të vjen të bisedojmë se çka është në pyetje. Ne jemi parti demokratike dhe që nga fillimi komunikimin e kemi pasur të hapur”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Kryetarja e Alternativës ka thënë se subjektet politike si organizime kolektive kanë disa rregulla, ndërsa Ilir Deda nuk respektoi këto rregulla kur votoi buxhetin dhe Projektligjin për bisedimet me Serbinë.

“Iliri e ka rezervuar të drejtën për të marrë vendimet kokë në vete në kuptimin se unë di çfarë bëj, ka treguar duke votuar edhe Buxhetin edhe Ekipin Negociator, përkundër që në si subjekt kemi qenë kundër, dhe kjo është në kundërshtim me rregullat në subjektet politike, pasi kur je në një organizim vendimet merren bashkë”, tha ndër të tjera Mimoza Kusari-Lila./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori