LAJMI I FUNDIT:

Kurz: Roli SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, i rëndësishëm – sa i përket kufijve nëse dy palët pajtohen ne nuk i pengojmë

Kurz: Roli SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, i rëndësishëm – sa i përket kufijve nëse dy palët pajtohen ne nuk i pengojmë

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, në një intervistë për Telegrafin, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurz tha se angazhimi i SHBA-së në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, është mjaft pozitiv, si mënyrë për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit, i cili po i mban peng të dy shtetet për kaq shumë kohë.


“Unë nuk do e përkufizoja ashtu, ndaj më shumë e shoh angazhimin e SHBA-ve si një kontribut pozitiv për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit, i cili po i mban peng të dy shtetet për kaq shumë kohë. Kjo plotësisht varet nga dy palët në fjalë. Shpresoj të arrihen përparime tjera në muajt në vijim”, ka thënë Kurz.

Sa i përket të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kancelari austriak ka thënë se është diplomat i jashtëzakonshëm dhe ka mbështetjen e Austrisë.

Sebastian Kurz në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, flet për rolin e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, ndryshimin e kufijve, liberalizimin e vizave, e Qeverinë Hoti
Lexo po ashtu Sebastian Kurz në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, flet për rolin e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, ndryshimin e kufijve, liberalizimin e vizave, e Qeverinë Hoti

“Siç mund ta shihni, të gjithë jemi të një mendimi. Përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak, gëzon mbështetjen tonë të plotë. E njoh atë që nga koha e tij si Ministër për Punë të Jashtme dhe President i Këshillit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (KB). Miroslav Lajcak është një diplomat me përvojë të jashtëzakonshme”, thotë ai.

Sa i përket asaj se si i shpjegon bisedimet e disa udhëheqësve nga rajoni, lidhur me propozimin për ndryshim të kufijve në mes Kosovës e Serbisë, kancelari Kurz mes tjerash tha se nëse dy palët mund të pajtohen, nuk mund të jemi ne ata që i pengojmë palët të ulen në një tryezë dhe të ngrisin të gjitha çështjet.

“Qasja jonë ka qenë gjithnjë pragmatike. Nëse të dy palët mund të pajtohen, nuk mund të jemi ne ata që i pengojmë palët të ulen në një tryezë dhe të ngrisin të gjitha çështjet, të cilët ata i konsiderojnë të rëndësishme. Ne duhet të bëjmë krejt çfarë është e mundur të lehtësojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Beogradit dhe Prishtinës, e cila do të kishte një efekt pozitiv në rajonin si tërësi”, ka deklaruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori