LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Xhevat Qorraj, ndër emrat që ka shënuar historinë e kinematografisë së artit në Kosovë

Kurti: Xhevat Qorraj, ndër emrat që ka shënuar historinë e kinematografisë së artit në Kosovë

Aktori i gjeneratës së parë të aktorëve profesionistë në Kosovë, Xhevat Qorraj, do të mbetët ndër ata emra që kanë shënuar vetë historinë e kinematografisë së artit në Kosovë. Kështu ka thënë kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas lajmit për vdekjen e artistit të madh të skenës teatrore të Kosovës.

Shefi i ekzekutivit ka shprehur ngushëllimet për familjen Qorraj, kolegët dhe miqtë e aktorit, si dhe për të tërë komunitetin e artistëve në Kosovë.

“Me pikëllim e lexova lajmin për vdekjen e Xhevat Qorrajt, artistit të madh të skenës teatrore dhe kinematografike të Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.


“Kam qenë 10 vjeçar kur pat bërë jehonë në Kosovë dhe rajon aktori Xhevat Qorraj në rolin e Prokës, kryepersonazh te filmi ‘Proka’ i vitit 1985, me regji të Isa Qosjas, film të cilin e kam rishikuar disa herë”.

“Loja mjeshtërore e Xhevat Qorrajt në filmin “Proka”, është shembulli ideal i atij paradoksi të artit, ku arti i kinemasë e nxjerrë nga harresa dhe mosnjohja një vepër arti tjetër, si në këtë rast novelën ‘Proka’ të shkruar nga doktori prej Elbasani, Filip Papajani dhe të botuar që më 1936, e mbi bazën e së cilës u përshtat ky film”.

Kurti përmendi rolet tjera të Qorrajt, duke e theksuar që ai i përket gjeneratës së parë të aktorëve profesionistë kosovarë.

“Të tjera role filmike në filmat ‘Rojet e mjegullës’, ‘Si të vdiset’, ‘Tri dritare dhe një varje’ dhe deri te filmi ‘Eternally Child’, e kanë përjetësuar figurën dhe lojën e aktorit Xhevat Qorraj në botën e filmit te ne”.

“Aktor i gjeneratës së parë të aktorëve profesionistë në Kosovë, me karrierën e tij artistike mbi pesë dekadëshe, Xhevat Qorraj do të mbetet ndër ata emra që e kanë shenjuar vetë historinë e kinematografisë dhe artit në Kosovë”.

“Mes kujtimesh për aktorin Xhevat Qorraj nëpërmjet filmave ku ai ka luajtur, dua tu shprehë ngushëllimet më të sinqerta nga ana ime familjes Qorraj, kolegëve dhe miqve të aktorit Xhevat Qorraj si dhe tërë komunitetit të artistëve në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

Aktori i lindur në fshatin Carrabreg të Deçanit ka vdekur në moshën 76 vjeçare.

Ai është i njohur për shumë role filmike, ndër të cilat edhe “3 dritare dhe një varje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori