LAJMI I FUNDIT:

Kurti viziton fabrikën “Geli Fruits”, përfituese e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

Kurti viziton fabrikën “Geli Fruits”, përfituese e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë vazhduar vizitat në bizneset prodhuese. Ata sot vizituan fabrikën “Geli Fruits” në Komunën e Gjakovës, me pronar Frrok Hajdaraj, e cila është përfituese e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Kryeministri u shpreh i nderuar që sot vizitonte këtë kompani e cila i ka 31 punëtorë të përhershëm ndërsa gjatë sezonës dyfishohet numri i tyre.

“Merren me grumbullimin, konservimin dhe paketimin e perimeve. 90 për qind të prodhimit të tyre e eksportojnë në Gjermani, Austri, Zvicër edhe në Suedi, e këtë e bëjnë përmes kompanive që atje i kanë bashkatdhetarët tanë’’, u shpreh kryeministri.


Teksa falënderoi z.Hadaraj për mikpritjen dhe për njoftimin që ua bëri me procesin e prodhimit këtu, tha se kjo ka ndikuar që rreth 100 fermerë të zonës të kenë kontrata me këtë fabrikë.

Përmes masës 2.1 të Pakos për Ringjallje Ekonomike që është subvencionimi i kredive investuese deri në 20 për qind, kryeministri Kurti tha se edhe kjo fabrikë ka përfituar dhe kështu i kontribuar rritjes të prodhimit por gjithashtu edhe kontributit për shtetin dhe për ekonominë e Kosovës.

Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ishte kënaqësi të vizitojnë një prodhues vendor të tillë i cili përveç se furnizohet nga prodhuesit apo bujqit, produktet i merr të gjitha lokale, por bën edhe eksportimin e pothuajse të gjithë produkteve që i prodhon. ‘’Si qeveri përmes masave po mundohemi të ndikojmë në gjithë zinxhirin prodhues, në gjithë zinxhirin e shtimit të vlerës duke filluar nga subvencionimi i bujqve pra që bën Ministria e Bujqësisë e deri tek ngritja e kapaciteteve për prodhim e pastaj edhe për plasim në treg vendor apo eksport’’, tha ai.

Bashkë me kryeministrin Kurti dhe ministrin Murati, ishin edhe deputetët Jahja Koka dhe Ardian Gola.

Geli sh.p.k. është një qendër për grumbullimin dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve, me seli në fshatin Palabardh të Komunës së Gjakovës, e regjistruar në vitin 2016.

Në fillimin e veprimtarisë së saj, ajo ka qenë e fokusuar në investimin në plantacionin e mollëve, në një sipërfaqe prej 4 hektarësh. Deri në vitin 2019 është operuar me kapacitete më të vogla, derisa që nga viti 2019 e tutje, janë bërë investime të mëdha, duke filluar prej ndërtimit, deposë së grumbullimit dhe blerjes së pajisjeve të nevojshme për ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve.

Qëllimi kryesor i saj është modernizimi i kapaciteteve deponuese të pemëve dhe perimeve, duke ruajtur në të njejtën kohë të gjitha vlerat biokimike të tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Botë
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh

Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh

Botë
A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center

Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center

Ekonomi
Kalo në kategori