LAJMI I FUNDIT:

Kurti vizitoi fabrikën e ashensorëve Liftkos, të vetmen në rajon

Kurti vizitoi fabrikën e ashensorëve Liftkos, të vetmen në rajon

Kryeministri iKosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari vizituan sot kompaninë Liftkos në hapësirat e Parkut të Biznesit, në Drenas.

Liftkos Sh.P.K si pjesë e familjes gjermane, Schneider Steuerungstechnik GmbH (Lisa-Lift), është kompania e vetme në rajon që bën prodhimin e plotë të ashensorëve dhe e vetmja e certifikuar në Kosovë. Ajo ka të punësuar rreth 50 punëtorë prej të cilëve tetë inxhinierë të elektroteknikës dhe makinerisë, të gjithë të trajnuar në Kosovë dhe në Gjermani.

Atje u mirëpritën nga Hans Joachim Hemstedt, Drejtori Ekzekutiv, Endrit Shatri, Menaxher i Produktit, Donika Gashi, Udhëheqëse e Departamentit të inxhinierëve, dhe Lauras Haxhiu nga Departamenti i shitjeve me të cilët folën për historikun, karakteristikat dhe punën e kompanisë. Nën shoqërimin e tyre, panë nga afër edhe linjën e prodhimit.


“Liftet që prodhohen këtu janë me cilësi dhe kontroll maksimal të sigurisë sipas standardeve gjermane dhe janë të certifikuar nga institucioni më i lartë për ashensorë në Evropë, Liftinstituut. 50% e prodhimit e eksporton në Gjermani, nga ku importon motorin dhe dyert e ashensorëve, kurse pjesën tjetër të produkteve i ka të dedikuara për tregun vendor, kryesisht për objekte të hotelerisë dhe biznesore”, tha Kurti.

Ashensori më i shpejtë në Kosovë, i cili aktualisht është në fazën e testimit, është prodhim i Liftkos. Shpejtësia e tij arrin 2.5 metra në sekondë.

Kjo kompani ofron versionin e fundit të kontrollorëve të ashensorit me shumë funksione të veçanta, dhe është prodhues i kontrollerëve të ashensorit dhe pjesës elektronike komanduese. Krahas katër llojeve të lifteve për katër peshë të ndryshme, ajo bën prodhimin e platformave peshëngritëse, dhe ashensorëve invalidorë, dhe bën montimin, riparimin dhe mirëmbajtjen profesionale të ashensorëve. Gjithashtu bën edhe montimin e shkallëve të lëvizshme.

Kryeministri falënderoi Drejtorin Ekzekutiv Hemstedt për mikpritjen e përzemërt dhe për rolin, angazhimin dhe kontributin e tij që falë prodhimeve cilësore të Liftksos ta fusë Kosovë në hartën e vendeve që prodhojnë për tregun evropian. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Kalo në kategori