LAJMI I FUNDIT:

Kurti me video-mesazh, thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë pastërtinë

Kurti me video-mesazh, thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë pastërtinë

Kryeministri Albin Kurti përmes një video-mesazhi i është drejtuar qytetarëve të vendit për masat  mbrojtëse kundër coronavirusit, COVID-19.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të ruajnë pastërtinë në maksimum dhe të rrinë nëpër shtëpitë e tyre, teksa ka falënderuar të gjithë mjekët që po bëjnë çmos për shëndetin e të prekurve me coronavirus.


“Kjo është një kohë e pazakonshme, prandaj edhe kemi marrë vendime të veshtira. Kemi ndalur hyrje-daljet e disa komunave, kemi mbyllur kufijtë, kemi ndaluar fluturimet e transportit. Sot rrugët e qytetit janë kryesisht të zbarazta. Masën e vetizolimit po e ndjekin pergjithesisht, ju falënderoj për bashkëpunimin. Ëshrë situatë e perkohshmë dhe do t’i kthehemi normalitetit”, thotë Kurti.

Ai kërkoi nga të gjithë që të qndrojnë nëper shtëpi dhe të mbajnë pastërtinë.

Kurti propozoi që gjatë kësaj kohe qytetarët të lexojnë, të shikojnë filma e të dëgjojnë muzikë.

Ai në fund falënderoi të gjithë mjekët e infermierët, policët, ushtarët e zjarrëfikësit që janë në krye të detyrës këto ditë të vështira. /Telegrafi/