LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Urime ditëlindja e disidentit të pathyeshëm Adem Demaçit dhe e aktivistit shembullor Astrit Deharit

Kurti: Urime ditëlindja e disidentit të pathyeshëm Adem Demaçit dhe e aktivistit shembullor Astrit Deharit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar Adem Demaçin dhe Astrit Deharin.

Kurti ka shkruar në Facebook se Demaçi dhe Dehari kanë datën e lindjes të njëjtën ditë, transmeton Telegrafi.


“Kur u lirua Adem Demaçi nga burgu i tretë më 21 prill 1990, Astrit Dehari ishte foshnje as dymuajshe. Atë kohë Adem Demaçi ishte 54 vjeçar dhe me Astrit Deharin nuk do ta lidhte kurrë asgjë, sikur Astriti të mos bëhej aktivist politik kur të rritej. Por përveç kësaj, Adem Demaçi dhe Astrit Dehari kanë një të përbashkët rastësore, për çfarë dhe po i kujtojmë sot të dy së bashku”.

“Ata e kanë ditëlindjen në të njëjtën datë, më 26 shkurt. Nëse ende do të ishin mes nesh, sot Baca Adem do të bëhej 88 vjeç, kurse Astriti do t’i mbushte 34 vite jetë. Por fati i tyre ishte i atillë që Adem Demaçi i kaloi 28 vite në burg, kurse Astrit Dehari ishte ende vetëm 26 vjeçar kur u mbyt në burg”, thotë Kurti.

Tutje, ai ka folur për Demaçin dhe veprimtarinë e tij.

“Në të vërtetë, siç i kishte treguar nëna e tij, Nazife Lahu, Adem Demaçi kishte lindur diku në fund të verës së vitit 1935, në gusht ose në shtator, por babai i tij Zeqiri e kishte regjistruar në regjistrat civilë rreth gjashtë muaj më vonë, me datëlindje 26 shkurt 1936. Kur babai i tij Zeqiri vdiq, Ademi ishte vetëm 7 vjeçar dhe nga ajo kohë e fëmijërisë Ademi qëndroi i lidhur me nënën e tij. Por para se ta braktiste edhe ajo kur të largohej nga jeta, nëna Nazife e paralajmëroi të birin Ademin duke e këshilluar që të lidhej me nënën Shqipëri, sepse siç e kujtonte vet Baca Adem: “Nëna më thoshte, unë do të vdes një ditë, andaj duaje nënën Shqipëri se ajo nuk vdes kurrë”.

Dhe Adem Demaçi e ndoqi këshillën e nënës së tij, duke qëndruar i lidhur pashkëputshëm me nënën Shqipëri edhe gjatë proceseve gjyqësore politike, edhe gjatë 28 viteve të kaluara nëpër burgjet jugosllave, edhe kur e mori Çmimin “Sakharov”, edhe kur e drejtoi Zyrën Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë, ku pata fatin të punoja bashkë me të. Një disident i pathyeshëm, një adhurues i Hegelit që leximet i shoqëroi me praxis politik, një shkrimtar shumë origjinal dhe një simbol i rezistencës dhe i përpjekjes për liri, Adem Demaçi është një personalitet krejt unik në historinë politike të Kosovës dhe të shqiptarëve”, ka theksuar ai.

Mes tjerash, Kurti ka folur për Deharin duke thënë se ai vdiq në rrethana të pasqaruara.

“Nën shembullin e Bacit Adem dhe shpesh e përkrahur prej vet tij, që nga viti 2005, Lëvizja VETËVENDOSJE! ishte organizata politike që prodhoi një gjeneratë të re aktivistësh politikë, mes të cilëve ishte edhe Astrit Dehari.

Student i shkëlqyer i mjekësisë, aktivist me vetëdije të qartë politike dhe shok shembullor, Astrit Dehari vdiq në rrethana ende të pasqaruara dhe të paadresuara plotësisht nga drejtësia, në një kohë kur regjimi politik që qeveriste me vendin tonë, nuk zgjedhte metodë për ta penguar afrimimin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe jetësimit të ideve tona politike në Republikën e Kosovës. Astrit Deharin do ta kujtojmë në çdo ditëlindje, për ta mbajtur të gjallë shembullin e jetës së tij prej aktivisti të kulluar politik dhe për ta kujtuar të kaluarën që na ka sjellur deri këtu”.

Në fund, Kurti ka shtuar “Urime ditëlindja e disidentit të pathyeshëm Adem Demaçit dhe e aktivistit shembullor Astrit Deharit”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori