LAJMI I FUNDIT:

Kurti u takua me deputetin gjerman Nourinpout, e informoi për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë

Kurti u takua me deputetin gjerman Nourinpout, e informoi për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë

Në margjinat e Konferencës për Siguri në Mynih, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me bashkëdrejtuesin e Partisë së Gjelbër gjermane, deputetin Omid Nouripour.

Kryeministri Kurti e uroi Nouripour për suksesin e Partisë së Gjelbër në zgjedhjet e fundit parlamentare në Gjermani, detyrën e tij të re edhe për përfshirjen e tyre në qeverinë e re.

Ai u dëshiroi suksese në përmbushjen e prioriteteve të qeverisë dhe rikonfirmoi gatishmërinë e plotë për të punuar ngushtë si dy qeveri progresiste.


Sipas komunikatës  gjatë takimit, Nouripour u njoftua me progresin e bërë gjatë vitit të parë të qeverisjes, për rritjen ekonomike, reformat progresiste, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe për qasjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj agjendës së Gjelbër.

Kryeministri Kurti tha synim i qeverisë që ai drejton është që ringjalljen ekonomike ta trajtojë si mundësi për t’u fokusuar drejt ekonomisë së gjelbër dhe miqësore ndaj mjedisit.

Gjatë takimit u diskutua edhe për format e bashkëpunimit pikërisht në fushën e mjedisit dhe energjisë.

Kujtojmë se objektivat e Strategjisë së re Kombëtare për Energji, e cila është duke u hartuar, do të jenë drejt energjisë së pastër dhe dekarbonizimit, thuhet në njoftim.

Tutje, Kryeministri Kurti tha se mirëpret vëmendjen e shtuar të Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor, në anën tjetër, Nouripour e falënderoi për urimet, shprehu vullnetin për bashkëpunim të hapur në fushat me interes të përbashkët dhe ofroi ndihmën e tij për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori