LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon të mbijetuarën e vetme të familjes Elshani, e cila i shpëtoi masakrës së Poklekut

Kurti takon të mbijetuarën e vetme të familjes Elshani, e cila i shpëtoi masakrës së Poklekut

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar sot, Teuta Elshanin të mbijetuarën e  masakrës së Poklekut të Vjetër.

“Për çdo vit vjen në Kosovë nga dashuria për vendlindjen e me ngushëllimin e vetëm që gjyshja Naile në çastet e fundit të jetës së saj nuk kishte qenë në dijeni se një ditë më parë ia kanë vrarë djalin e katër nipat”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:


Më 17 prill 1999, forcat serbe në masakrën e Poklekut të Vjetër vrasin shkrimtarin Ymer Elshani, bashkëshorten e tij Nafijen, katër djemtë Ardianin (25 vjeç), Miranin (20), Kujtimin (15) e Nderimin (10), si dhe kunatën e tij Shukrijen. Të nesërmen ia vrasin edhe nënën Nailen, motrën e heroit Fazli Greiçevci.

Teuta Elshani ka shpëtuar atë ditë sepse ishte studente e kimisë në Prishtinë. E mbijetuara e vetme e familjes nga Korrotica e Ulët e Drenasit, që prej 20 vjetësh, jeton në Atlanta të ShBA-ve. Ajo ka katër fëmijë: Ejonën, Erën, Miranën dhe Ardianin. Për çdo vit vjen në Kosovë nga dashuria për vendlindjen e me ngushëllimin e vetëm që gjyshja Naile në çastet e fundit të jetës së saj nuk kishte qenë në dijeni se një ditë më parë ia kanë vrarë djalin e katër nipat.

Nga shtëpia botuese “Meshari” dhe nën përkujdesjen e Teutës është botuar kompleti i veprave prej 11 vëllimesh (poezi e romane për fëmijë dhe tregime) i babait të saj, shkrimtarit tonë, Ymer Elshanit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori