LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi shefin e diplomacisë së Luksemburgut, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Kurti takoi shefin e diplomacisë së Luksemburgut, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Në New York, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, takimin e radhës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e zhvilloi me Ministrin e Punëve të Jashtme, njëherësh zëvendëskryeministrin aktual dhe ish-kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në këtë takim, kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bettel diskutuan rreth raporteve ndërshtetërore, nivelit të zbatueshmërisë dhe përfitimet nga marrëveshjet bilaterale që Kosova dhe Luksemburgu kanë në fusha të ndryshme, dhe për mundësitë e reja të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare që viteve të fundit kanë shënuar një trend të rritjes.

Sipas njoftimit, kryeministri theksoi përparimin ekonomik e demokratik dhe respektimin e të drejtave të njeriut, krahas stabilitetit institucional, politikave fiskale, pozitës gjeografike dhe fuqisë punëtore profesionale, si përparësi që Kosova ka për investitorë të huaj.


Ai veçoi avancimin dhe potencialin që vendi ynë ka në fushën e informacionit dhe shërbimeve digjitale, dhe hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë në drejtim të tranzicionit energjetik, energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencës energjetike që ndikojnë për të mirë si mjedisin ashtu edhe ekonominë, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe për rolin aktiv, ndër të tjera në fuqizimin e shoqërisë, përkrahjen e nismave mjedisore, asistencës teknike, zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe zhvillimit të qëndrueshëm përmes Agjencisë Zhvillimore LuxDev.

Ky ishte takimi i dytë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe zv.kryeministrit Bettel. Në korrik të vitit të kaluar, Kryeministri Kurti e kishte mirëpritur atëherë kryeministrin Bettel në Prishtinë, në kuadër të vizitës së tij zyrtare bashkë me ish-kryeministrin e Holandës, Mark Rutte. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

Siguri
KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Siguri
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

Lajme
Kalo në kategori