Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin dhe nënkryetarin e kësaj komune, Faruk Mujka.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Mujka, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, duke bërë të ditur se në takim është diskutuar për peticionin për bashkimin e Mitrovicës.
Nga ky takim sipas Mujkës, janë dakorduar që peticioni të procedohet sa më shpejtë nëpër komisionet parlamentare, transmeton Telegrafi.
“Gjithsesi duhet pasur të qartë se kërkesa për bashkimin e qytetit në asnjë mënyrë nuk nënkupton një lloj kompromisi me integritetin territorial të Kosovës apo çfarëdo cenimi të kufijve të Kosovës, sepse një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vendimin e GJND-së dhe vendimin e atyre 110 shteteve që na kanë pranuar me këta kufinjë aktual, e ndër ta edhe SHBA-të”, ka thënë Mujka.
Postimi i plotë:
“Në takimin e sotëm u pajtuam për suksesin e Peticionit për bashkimin e qytetit, i cili u nënshkrua nga 16.594 qytetarë brenda 6 ditësh me të reshura dhe mot të ftohtë por cili nuk i pengoi qytetarët e Mitrovicës ta shprehin qartë dëshirën dhe vullnetin e tyre për bashkimin e qytetit dhe funksionimin e saj si një komune e vetme ku të gjithë qytetarëve të saj do të ofroheshin shërbimet më të mira pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare. Me këtë rast ju falenderohemi aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe të partive të tjera që punuan pa kursim për ta realizuar këtë Peticion.
Po ashtu u dakorduam që ky Peticion sa më shpejtë të procedohet nëpër komisionet përkatëse parlamentare, të ketë mbështetjen e plotë të gjithë liderëve partiak, faktorëve të ndryshëm politik dhe posaçërisht nga Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të cilët duhet ta përmirësojnë gabimin e legjislacionit kur u votua ndarja e qytetit në dy komuna pa i pyetur asnjëherë institucionet komunale dhe banorët e Mitrovicës.
Gjithsesi duhet pasur të qartë se kërkesa për bashkimin e qytetit në asnjë mënyrë nuk nënkupton një lloj kompromisi me integritetin territorial të Kosovës apo çfarëdo cenimi të kufijve të Kosovës, sepse një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vendimin e GJND-së dhe vendimin e atyre 110 shteteve që na kanë pranuar me këta kufinjë aktual, e ndër ta edhe SHBA-të.
Në sferën e bashkëqeverisjes komunale, u diskutua edhe për disa projekte me rëndësi të veçantë për Komunën e Mitrovicës dhe benefitet që do t’i kenë qytetarët e saj nga to, por për këto projekte më hollësisht do të informoheni në ditët në vijim.
Të gjithë së bashku për Mitrovicën e bashkuar dhe të zhvilluar!”, ka shkruar Mujka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë