LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me ambasadoren kroate në Kosovë: Progresi në luftimin e krimit dhe korrupsionit, parakusht për shtet stabil

Kurti takohet me ambasadoren kroate në Kosovë: Progresi në luftimin e krimit dhe korrupsionit, parakusht për shtet stabil

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic.

Në njoftimin e bërë nga LVV thuhet se “kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me deputetin e legjislaturës së re, Xhelal Sveçla, deputetin e IRDK-së që njëherit ka qenë edhe anëtarë i grupit ndërparlamentar për miqësi me Kroacinë, Elbert Krasniqi, dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj, priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, të shoqëruar nga sekretari i parë i kësaj ambasade, Mladen Delivuk”.

LVV bën të ditur se në takim është biseduar për formimin e institucioneve të reja në vend.


“Ambasadorja, znj. Barišić e uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje dhe i dëshiroi sukses të mëtejmë në punën e tij drejt formimit të institucioneve të reja në vend. Ajo ritheksoi përkrahjen e shtetit kroat për Kosovën dhe rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në institucione ndërkombëtare. Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, e falënderoi për urimin dhe ndau vlerësimin e lartë për marrëdhëniet politike e diplomatike midis dy shteteve tona duke potencuar se ato vetëm sa do të thellohen edhe më tutje me qeverinë e re”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Kurti e ka njoftuar ambasadoren për prioritetet që i ka LVV.

“Ai po ashtu e njoftoi ambasadoren znj. Barišić me disa prej prioriteteve kyçe që i kanë dhënë Lëvizjes VETËVENDOSJE! mandat të fuqishëm në këto zgjedhje, e që janë punësimi, drejtësia dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Progresi në këto fusha është parakusht për një shtet stabil dhe funksional, theksoi Kurti. Në fund, të dy ndanë bindjen që marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy shteteve tona do të rriten e zgjerohen edhe më tej në të ardhmen”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori