LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Shteti që e lë tokën djerrë nuk ka çfarë korr

Kurti: Shteti që e lë tokën djerrë nuk ka çfarë korr

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin e tij për çmimin e lartë të derivateve të naftës dhe për thatësinë që po mbretëron në vendin tonë, si pasojë e së cilës bujqit nuk kanë kryer të mbjellat vjeshtore.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar qeverinë e cila sipas tij nuk po investon në sektorin e bujqësisë. “Një shtet që e lë tokën e vet djerrë, nuk ka çfarë korr”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit:


“Që prej shpalljes së pavarsisë, nafta kurrë s’ka qenë më shtrejtë: 1 litër = 1 euro e 22 centë. Edhe më kaherë se kaq, nuk ka pasur këso thatësie në muajt tetor e nëntor. Shumë bujq sivjet nuk kanë mbjellë fare, kurse atyre që kanë mbjellë nuk po iu mbin fara. Shumë moti bujqësia kosovare s’ka qenë kaq dobët e importi kaq i lartë.

Sistemet e ujitjes janë me shumë defekte teknike dhe pa investime qeveritare. Arat pa ujë shiu prej qielli, janë edhe pa ujitje kanalesh tokësore. Sipër tyre, traktorë të rrallë e që të gjithë të vegjël. Fara e plehu edhe të shtrenjta edhe pa cilësi. Një shtet që e lë tokën e vet djerrë, nuk ka çfarë korr.

Sot po shtohen xhipat qeveritarë, që e kanë naftën e lirë ashtu siç duhet ta kishin traktorët e bujqve të cilët s’po kanë llogari të punojnë tokën. Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nesër, lirohet nafta për traktorët e bujqve që do ta punojnë tokën dhe hiqen xhipat e shtrenjtë, sepse popullit i duhet dhënë llogari” (sic), ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Ekonomi
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Kalo në kategori