LAJMI I FUNDIT:

Kurti reagon pas sulmit në Kopenhagë: Kosova qëndron me Danimarkën

Kurti reagon pas sulmit në Kopenhagë: Kosova qëndron me Danimarkën

Kryeministri i Kosovës Danimarkë u ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në një sulm në qendrën tregtare në Kopenhagë të Danimarkës.

Në një postim në Twitter, i pari i Ekzekutivit vendor ka shkruar se mendimet tona janë prekur për ata që u prekën nga ngjarja e dhunshme.

“Zemrat tona janë për popullin e Danimarkës këtë mbrëmje. Ngushëllime familjeve që kanë humbur njerëzit e dashur. Kosova qëndron fuqishëm me Danimarkën”, ka shkruar ai.


Policia në Danimarkë tha se disa persona janë vrarë nga të shtënat në një qendër tregtare në Kopenhagë dhe një person është arrestuar.

E konfirmon policia: Disa të vdekur nga të shtënat me armë në qendrën tregtare në Kopenhagë
Lexo po ashtu E konfirmon policia: Disa të vdekur nga të shtënat me armë në qendrën tregtare në Kopenhagë

Kryeinspektori Soeren Thomassen tha se forcat nuk po përjashtonin mundësinë që incidenti në qendrën tregtare Field, një nga më të mëdhenjtë në Skandinavi, të ishte i lidhur me terrorin.

Mediat lokale kanë raportuar se tre persona janë shtruar në një qendër traume në një nga spitalet kryesore të Kopenhagës.

Numri i saktë i personave të vrarë dhe të plagosur nuk është bërë i ditur zyrtarisht.

Familja mbretërore daneze njoftoi se kishte anuluar një darkë e cila ishte planifikuar për të festuar fazën e hapjes së Tour de France në Danimarkë.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori