Kurti pritet në selinë qendrore të KFOR-it – diskutohet për sigurinë dhe zhvillimet në rajon

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është priturnë zyrat qendrore të KFOR-it në Prishtinë nga Komandanti i misionit, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, ku zhvilluan një drekë pune dhe diskutuan mbi zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.
Në takim u trajtua situata e sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë të vendit dhe misionit të NATO-s.
Kurti vlerësoi kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me komandantin Ulutaş, i cili është në mandatin e dytë në krye të misionit.
Ai theksoi se marrëdhëniet e ngushta dhe funksionale mes Kosovës dhe KFOR-it mbeten thelbësore për sigurinë e gjithë territorit të vendit.

















































