LAJMI I FUNDIT:

Kurti përkujton vrasjen e zyrtarëve të LDK-së në fillim të bombardimeve të NATO-s: Nuk harrojmë sakrificën e tyre

Kurti përkujton vrasjen e zyrtarëve të LDK-së në fillim të bombardimeve të NATO-s: Nuk harrojmë sakrificën e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar vrasjen e tre intelektualëve shqiptarë – Bajram Kelmendi, Agim Hajrizi dhe Latif Berisha – të cilët u ekzekutuan nga forcat serbe natën e 24 marsit 1999, në ditën kur nisën bombardimet e NATO-s kundër Serbisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti tha se këta tre veprimtarë të çështjes kombëtare dhe mbështetës të luftës çlirimtare u sulmuan nga forcat serbe në shtëpitë e tyre.

“Policët e Serbisë hynë dhunshëm në shtëpinë e avokatit Bajram Kelmendi, një aktivist i shquar për të drejtat e njeriut. Ata e rrëmbyen atë bashkë me djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin, të cilët u gjetën të vrarë dy ditë më vonë”, tha Kurti.


Ai kujtoi edhe sindikalistin Agim Hajrizi, i cili u ekzekutua në shtëpinë e tij në Mitrovicë bashkë me nënën Nazmijen dhe djalin e tij 11-vjeçar, Ilirin.

Po atë natë, në veri të Mitrovicës, forcat serbe vranë intelektualin Latif Berisha, profesor universitar dhe kryetar i LDK-së në Mitrovicë.

Në 26-vjetorin e vrasjes së tyre, Kurti theksoi rëndësinë e kujtimit të jetës dhe veprës së tyre.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Lajme
Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Lajme
Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Siguri
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Lajme
Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Lajme
KQZ sot pritet të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve

KQZ sot pritet të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori