LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: Niveli i inflacionit ka rënë në 2.8% në muajin qershor

​Kurti: Niveli i inflacionit ka rënë në 2.8% në muajin qershor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje ekipit si dhe i falënderoi ata për bashkëpunimin e frytshëm, dhe se projektet e përbashkëta me FMN-në ishin në fokus të diskutimit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës u vlerësua për zhvillimin ekonomik në dy vitet e fundit. U theksua se të hyrat buxhetore janë rritur rreth 15% ndërkaq niveli i inflacionit ka rënë dukshëm, në vetëm 2.8% në muajin qershor.


Kryeministri nënvizoi se sipas të dhënave të ATK-së, për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive. Duke shërbyer kështu si dëshmi e suksesit të politikave tona të punës dhe ekonomike që kanë ndihmuar gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe të tjerët të jenë pjesëmarrës të suksesshëm në fuqinë punëtore”, bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/

Tutje në njoftim thuhet se “përfaqësuesit e FMN-së thanë se duke pas parasysh këto të dhëna dhe zhvillime, Kosova ka një të ardhme të ndritur përpara. Ata gjithashtu u shprehën falënderues për bashkëpunimin e mirë ndërmjet FMN-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Delegacioni nga FMN kryesohej nga Zëvendësdrejtori i Departamentit për Evropë të FMN-së, Mark Horton. Ai shoqërohej nga drejtuesi i misionit të FMN-së në Kosovë, Gabriel di Bella dhe ekipet e tyre përkatëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para

Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para

Lajme
Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët

Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët

Politikë
Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%

Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%

Politikë
Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë

Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Lajme
Kalo në kategori