LAJMI I FUNDIT:

Kurti paralajmëron reciprocitetin me Serbinë në pranverë

Kurti paralajmëron reciprocitetin me Serbinë në pranverë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel ka thënë se duhet të bëhet presion mbi Serbinë pasi po i bënë probleme Kosovës.

“Ju kam shkruar letër të gjitha qeverive evropiane ku kam renditur 11 shkeljet që po i bënë Serbia me barriera sistematike dhe periodike. Unë po pres ndryshe dhe reciprociteti do të vendoset, nuk bën ndryshe . S’ka barazi pa reciprocitet”, deklaroi Kurti para gazetarëve.

Kurti ka thënë se në pranverë doganat e kanë drejtorin e ri dhe sipas tij do të zbatohet reciprociteti.


“Me ministren Hajdari dhe me doganat tona që këtë pranverë e kanë drejtorin e ri, po përgatitemi ta zbatojmë me sukses reciprocitetin. Deri më tani asnjë qeveri nuk ka zbatuar reciprocitet. Ne kur ta zbatojmë reciprocitetin nuk guxojmë të dështojmë”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.

Kurti ka thënë se reciprociteti është përfshirë te të drejtat e pakicave.

“Në Ballkan ka disbalancë të pakicave. Serbët ne Kosovë kanë të drejta ekskluzive derisa në Preshevë shqiptarëve ua pasivizojnë adresat dhe i çregjistrojnë”.

Ai tha se është detyrë e çdo shqiptari që të tregojë se mbi kë duhet të bëhet presioni për raportet mes dy vendeve.

Ai konfirmoi gjithashtu se Kosova është dukë bërë përgatitje për padinë për gjenocid ndaj Serbisë të cilën e kishte premtuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori