LAJMI I FUNDIT:

Kurti numëron të arriturat në javën e parë të vitit: Fillime të reja për shtetin tonë

Kurti numëron të arriturat në javën e parë të vitit: Fillime të reja për shtetin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se java e parë e vitit 2024 ka qenë me zhvillime pozitive për Kosovën.

Ai ka shkruar në Facebook se këto janë rezultat i një pune të gjatë, derisa ka falënderuar institucionet për kontributin e dhënë.

“Java e parë e vitit të ri ka qenë javë e fillimeve të reja për qytetarët dhe shtetin tonë. Për herë të parë, mund të udhëtojmë në zonën shengen pa viza. Targave ilegale të Serbisë u erdhi fundi 24 vjet pas çlirimit, e targat RKS u njohën nga Serbia 15 vjet pas shpalljes së Pavarësisë”, ka shkruar Kurti.


“Fillimet që po i shënojmë e festojmë tani, janë rezultate të një pune të gjatë e vendosmërie të madhe të institucioneve tona që vazhdon edhe më tej”.

Njohja e pasaportës nga Spanja, Kurti: Asaj po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti
Lexo po ashtu Njohja e pasaportës nga Spanja, Kurti: Asaj po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti

“Falënderoj të gjithë kabinetet politike dhe punonjësit e shtetit dhe qeverisë për kontributin e tyre, dhe partnerët tanë ndërkombëtar për rolin që kanë luajtur. Por më së shumti qytetarët e vendit tonë që na besuan dje dhe që na mbështesin sot e çdo ditë”, ka shkruar tutje Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Lajme
Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Politikë
Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Kronika e Zezë
Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Lajme
Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

Lajme
Tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit -  çfarë tha kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu?

Tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit -  çfarë tha kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu?

Lajme
Kalo në kategori