Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për Prizren kanë mbajtur takim elektoral në sheshin “Komandant Drini”.
Nga ky shesh, Kurti tha se në qeveritë e kaluara ka pasur komuna të vogla që kanë marrë mbi 8-fishin e Prizrenit, për çka u shpreh se kjo më nuk do të ndodhë.
Para qytetarëve në Prizren, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje tha se ky qytet edhe me biznesin që bënë edhe me konsumin, i kontribuon shumë buxhetit të Kosovës.
Duke i ftuar prizrenasit që të votojnë kandidatin e Vetëvendosjes për të parin e qytetit të tyre, Kurti tha se me të në ekzekutiv e me Haskukën në komunë, Prizrenit do t’i kthehet e mbara.
“Prej buxhetit të vitit 2022, 2023, 2024 e deri sa të mundeni me numërua nuk do të ndëshkohet më kurrë Prizreni, sepse Prizreni edhe me konsumin që bënë, edhe me biznesin që bënë, i kontribuon shumë buxhetit të Kosovës, dhe ka nevojë për investime e për zhvillim. Prandaj, Mytaheri në Prizren e unë në Prishtinë, kryetari në komunë e unë në qeveri, do të angazhohemi pa pushim, pa kursin, pa rezervë, për qytetarët e Prizrenit pa dallim në mënyrë që Prizrenit t’ia kthejmë të mbarën e të mirën qysh e meriton. Tash kur e kemi qeverisjen qendrore atje dhe kryetarin e Vetëvendosjes këtu, unë besoj se kjo është e mundshme. Prandaj, ballë hapur e krenar ju bëjë thirrje të gjithë juve që më 14 nëntor ta votoni numrin 144, kandidatin e LVV Prof. Dr. Mytaher Haskuka”, tha ai.
Para qytetarëve të Prizrenit, Kurti foli edhe për të sukseset që siç tha ai kanë arritur si qeveri. Ndërkohë tha se rritja e investimeve të huaja në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, është më e larta në Kosovën e pavarur.
“Investimet e huaja në gjashtë mujorin e parë të këtij viti i kanë kaluar 230 milionë euro. Në gjashtë mujorin e parë, kjo është shuma më e madhe e investimeve të huaja në Kosovën e pavarur. Që nga viti 2008, kurrë nuk ka pasur këtë shumë prej mbi 230 milionë euro të investimeve të huaja. Dhe, krahasuar me mesataren e investimeve të huaja 2010 – 2020 kjo është 89 për qind më shumë. Krahasuar më vitin e kaluar është 33 për qind më shumë e krahasuar me vitin 2019 është 109 për qind më shumë investime të huaja në gjashtë mujorin e parë të vitit 2021”, tha ai.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e Prizrenit, Mytaher Haskuka u shpreh se këtë qytet do e kthejnë në një qytet modern, derisa sheshin “Komandant Drini” u zotua se do ta bëjë më të madhin në Kosovë.
“Ky shesh identifikon fatin tonë duke e lidhur të kaluarën me të ardhmen me përgjegjësinë që kem karshi qytetarëve të Prizrenit. E dyta, për të treguar se këtu këtë vend do ta shndërrojmë në sheshin më të madh të Kosovës, duke ndërtuar prapa ‘Shtëpisë së bardhë’ apo Kuvendit Komunal parkingun nëntokësor dhe duke u mbyllur trafikun nga rrethi në Bazhdarhane deri tek Administrata Komunale poshtë. Me këtë do lidhim komandantin Drinin me rrugën ‘Adem Jashari’ me sheshin e Lidhjes dhe shatërvanin. Dhe, e treta, ky projekt do të transformojë Prizrenin në një qytet modern duke nderuar jetën e komandat Drinit, por duke mbrojtur vlerat e trashëgimisë kulturore dhe duke kthyer kalldrëmin që i ka munguar qytetit të Prizrenit”, tha ai.
Haskuka, i cili është kryetar i Prizrenit tha se me ardhjen e tij në qeverisje të kryeqytetit historik janë ndërprerë ndërtimet pa leje.
Ai tha se qytetin e Prizrenit në mandatin e ardhshëm do e shndërrojë në qytet të zhvillimit, prodhimit, kulturës dhe turizmit.
“Koha kur inspektorët komunal kërcënoheshin pa shkresa zyrtar e me urdhër të atyre që ishin garantues të zbatimit të ligjit ka marr fund. Siç ka marr fund edhe bllokada ndaj projekteve të komunës sonë, kanë marr fund edhe ndërtimet pa leje dhe në disa raste edhe ato ndërtime pa leje mbroheshin nga prokuroria vetëm me përkrahjen tuaj ne do mund të vendosim që Prizreni mos tu kthehet atyre që ligjin e bënin si llastik. Vetëm me përkrahjen tuaj qytetar ato që kemi arritur me vështirësi do i mbrojmë dhe do shkojmë përpara”, tha ai.
Pretendenti për të parin e Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se me projektin e rrugës Prizren-Tetovë, kryeqyteti historik do jetë epiqendra e zhvillimit rajonal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje