Kryeministri i vendit, Albin Kurti në festat kombëtare është frymëzuese të shohësh se si trashëgimia muzikore na bashkon, duke festuar jo vetëm pavarësinë, por edhe shpirtin e kulturës sonë që mbetet i gjallë dhe i fuqishëm në çdo interpretim.

Kurti në një postim në Facebook shkruan për grupin shqiptar të polifonisë së Saz’Iso.


“Nga Prekazi i kushtrimit për liri në Gjakovën e kuqe të polifonisë së Saz’Iso.

Ky ansambël unik, i përbërë nga artistë virtuozë të jugut të Shqipërisë, për “Ditët e Nëntorit” që po mbahet nga 19-30 nëntor në Gjakovë, sjell muzikën tradicionale “saze” – një traditë që mishëron gëzimet dhe trishtimet e jetës, duke ruajtur thelbin e identitetit tonë kulturor.

Edhe të mërkurën, një ditë para koncertit, ata ndaluan në Çarshinë e Vjetër, duke e mbushur qytetin me tingujt e tyre spontanë dhe duke ngjallur emocion te çdo kalimtar.

Kjo muzikë e veçantë ka fituar vëmendje ndërkombëtare falë producentit legjendar Joe Boyd, i njohur për punën e tij me Pink Floyd dhe Nick Drake, duke lidhur kështu tingujt tanë tradicionalë me një publik global.

Në këtë 28 Nëntor, është frymëzuese të shohësh si kjo trashëgimi muzikore na bashkon, duke festuar jo vetëm pavarësinë, por edhe shpirtin e kulturës sonë që mbetet i gjallë dhe i fuqishëm në çdo interpretim”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

468508296 1123447429148983 4400156953718601993 n 1

468427412 1123447665815626 5726770827814056221 n