LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Me neve pasurohet shteti, jo kontot e individëve

Kurti: Me neve pasurohet shteti, jo kontot e individëve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka lavdëruar punën e Qeverisë së tij.

Në Mbledhjen e Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se nga fillimi i mandatit të tij, buxheti është rritur për 35 përqind, transmeton Telegrafi.


“Këta para nesh, pasuroheshin individët, e tash i ka kap sikleti se pse pasurohet shteti. Me neve ndryshon buxheti i shtetit, dhe jo kontot e individëve” tha ndër tjera kryeministri Kurti.

Kurti: Jemi të pakrahasueshëm me qeveritë paraprake, sukseset janë të dukshme
Lexo po ashtu Kurti: Jemi të pakrahasueshëm me qeveritë paraprake, sukseset janë të dukshme

Po ashtu, ai deklaroi se kanë dyfishuar edhe punësimin e të rinjve.

“Ma gjeni një qeveri që e dyfishon punësimin e të rinjve brenda një mandati”, theksoi ndër tjera ai.

Në fjalimin e tij, ai përmendi edhe liberalizimin e vizave.

“Qeveria jonë i plotëson edhe zotimet e rrejshme të qeverive të kaluara. Ne i plotësojmë zotimet tonat, por edhe ato të mirat që mund të kenë pasur ata të këqijtë. Në vitin 2024 do të kemi edhe më shumë fitore. Por, nuk duhet harrur sfidat që kemi pasur për të arritur deri këtu”. /Telegrafi/