Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi vizituan sot ndërmarrjen “Liri”, në Prizren. Atje u mirëpritën nga pronari i kësaj ndërmarrjeje, Liridon Kalanderi, i cili i njoftoi ata me ambientet e kësaj fabrike ku bëhet përpunimi dhe prodhimi i ëmbëlsirave.
Pas takimit, kryeministri u shpreh i nderuar që ishte sot në këtë ndërmarrje, e cila është e njohur anë e mbanë Kosovës për biskotat, për keksët për fëmijë dhe jo vetëm. “Unë ka më shumë se një dekadë që e kam përcjell veprimtarinë dhe zhvillimin e fabrikës “Liri” dhe mund të them që prodhimet e kësaj fabrike janë cilësore dhe gjithashtu gjithnjë e më shumë po bëhen pjesë e tryezave të qytetarëve të vendit tonë”, u shpreh ai.
U bashkëbisedua edhe me punëtorët edhe me pronarët për benefitet e masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike 2.1 dhe 2.4 që kanë ndikuar në rritjen e prodhimtarisë dhe në këtë mënyrë dhe në zhvillimin e këtij biznesi të rëndësishëm.
Kryeministri më tej tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ju qëndron pranë prodhuesve dhe dëshiron që ata të kenë sa më shumë sukses që t’ju shtohen rezultatet e të arriturat meqenëse shtimi i bizneseve private, i ndërmarrjeve prodhuese siç është edhe fabrika ”Liri”, në njërën anë e rrit kontributin për buxhetin e Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër e zvogëlon papunësinë në Kosovë.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se gjatë kësaj vizite po ashtu u folë edhe për skemën e Garantimit të Punësimit për të Rinj dhe platformën superpuna që u lansua sot e cila u mirëpritë nga drejtuesit e fabrikës.
Fabrika “Liri” ka më shumë se 220 punëtorë kur numri punëtorëve në prodhim është 8 herë më i lartë se në administratë.
Përgjatë vizitës dhe takimeve të pranishëm ishin edhe dy deputetët e Grupit Parlamentar të LVV nga komuna e Prizrenit, Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova